Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëheqësit autoritar bjellorus Alyaksandr Lukashenko.
“Pasi regjimi po vazhdon të shpërfill angazhimet ndërkombëtare, BE -ja është e gatshme të marrë në konsideratë masa të mëtejshme“, tha shefi i politikës së jashtme të BE -së Josep Borrell.
Komentet e tij u bënë në një vjetorin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, të cilat Lukashenko pretendon se i ka fituar, mirëpo opozita, aktivistës dhe vendet perëndimore nuk e kanë njohur rezultatin e tyre.
Ndërkohë që brenda Bjellorusisë, pas zgjedhjeve, shpërthyen protesta masive, vendet perëndimore e kanë goditur disa herë me sanksione regjimin e Lukashenkos.
Presidenti bjellorus, nga Perëndimi po quhet edhe si “diktatori i fundit në Evropë” për shtypjen e tij të pamëshirshme të zërave kundërshtues, përfshirë devijimin e detyruar në maj të një fluturimi komercial të Ryanair në Bjellorusi për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.
Më 8 gusht, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u zotua për mbështetje të lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, duke thënë se i gjithë vendi po mbahet “peng” nga Lukashenko.