Politika

“Ka udhëheqës që s’e duan të mirën e Atdheut”/ Meta me mesazh të fortë: Këta janë kuislingë (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 23/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video nga mbyllja e vizitës në Dibër të Madhe, me një takim me artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca.



Kreu i shtetit e quan Krifcën si patriotin më të zjarrtë të çështjes kombëtare dhe memorie e gjallë historike e trevës së Dibrës së Madhe.


Meta e ka mbyllur vizitën me një mesazh: “Ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”. Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!”.




Postimi i Metës
Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.



Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”. Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!


U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas