Aktualitet

Udhëtimi fillon e mbaron në Durrës, trenat e fundit të Shqipërisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 06/10/20 |
mapo.al

Transmetuesit publik ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle ka realizuar së fundmi një dokumentar rreth asaj që ka mbetur nga hekurudha shqiptare.


Deutsche Welle shkruan se rrjeti hekurudhor i Shqipërisë nuk mundi kurrë që ta lidhte vendin me fqinjët e tij evropianë.


Thuhet se kanë mbetur vetëm 50 shoferë trenash në vend, dhe si mekanikë ata gjithashtu kujdesen për lokomotivat e tyre me naftë.



Dokumentari shoqëron njërin prej tyre, Vladimir Shyti, dhe makinisten Florida Kucuku në një udhëtim në veri, jug dhe lindje të vendit, në pjesët e fundit të mbetura të hekurudhës nëpër një peizazh natyror të paprekur.


Era fishkëllen përmes xhamave të thyer të dritares dhe degët përplasen me lokomotivën 112 tonëshe. Tingëllon aq e rrezikshme saç në të vërtetë është…Trenat e fundit në Shqipëri të gjithë e fillojnë udhëtimin e tyre në Durrës, i njohur gjithashtu si “porta e Mesdheut”, po këtu mbaron çdo çdo udhëtim. Kushdo që hip në një tren ka nevojë për shumë kohë dhe durim.


Edhe pse udhëtimi me tren është shumë i lirë, ai nuk mund të konkurrojë për kohën me udhëtimin me makinë, gjë që reflektohet në numrin e ulët të pasagjerëve.

Vështirë të gjesh njerëz që marrin trenin këto ditë. Pra, për sa kohë do të vazhdojë të ekzistojë kjo formë transporti në Shqipëri?

Ndiqni KËTU dokumentarin e realizuar nga Deutsche Welle që mban titullin Trenat e fundit të Shqipërisë.


Etiketa: ,

Pas