Kryesore

Udhëtimi në Francë/ Rama ironizon: Ika klandestin, nuk e tregoj kë takova





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:16 - 04/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe arsyet se përse ka udhëtuar drejt Francës pak ditë më parë. I pyetur nga gazetarët në ‘Opinion’ rreth udhëtimit misterioz, Rama me ironi tha se ka ikur klandestin.


Më pas ka sqaruar se ai ka patur një takim informal pune në Fancë, ndërsa nuk e bëri pulik emrin e personit me të cilin u takua.


‘Kufijtë janë të mbyllur. Unë kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Unë shkova me avion. Si u ula unë kur isha klandestin?


Unë nuk jam qytetar normal. Jam kryeministër i Shqipërisë. Kam pasur një takim informal të rëndësishëm pune të premten dhe jam kthyer të shtunën.


Kam pasur takim me njerëz të Presidentit të Francës. Nuk thuhet se me kë sepse bëhet fjalë për një takim informal’-tha Rama.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas