Aktualitet

Udhëton nga Tirana në Piza, 79-vjeçari infekton familjen me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 16/07/20 |
mapo.al

Një familje shqiptare prej 5 personash është infektuar me COVID-19 në Toskana të Italisë.


Sipas autoriteteve shëndetësore të Toskanës një shtetas shqiptar 79 vjeç me banim në Firence ka udhëtuar më 30 qershor nga Shqipëria në Itali, me linjën Tiranë-Pizë dhe ka qëndruar në Piza tek e bija.


Më 13 korrik është paraqitur në spitalin e Pizës me simptomat e koronavirusit të ri. Ai ka rezultuar pozitiv së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së vajzës së tij.


79-vjeçari po kurohet në spital e 4 të tjerët janë në izolim.


Autoritetet shëndetësore kanë lokalizuar të gjithë personat me të cilët janë vënë në kontakt gjatë ditëve të fundit 5 të infektuarit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas