Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

UDHËZIMI I PD/ Si do të bëhet zgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë

by mapo.al
25/06/2020
in Kryesore, Politika
0

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për të diskutuar udhëzuesin për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të ardhshëm.



Udhëzuesi përmban 4 faza:

1- Identifikimi i kandidaturave të mundshme. Sipas udhëzimit që Kryesia e Partisë Demokratike ka në dorë, parashikohet propozim nga anëtarët e partisë në grupseksione ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ke mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë.

2- Seleksionimi i kandidatëve ku parashikohet ngritja e një komisioni që vlerëson kandidatët sipas kritereve, integritetit, pastërtisë së figurës, popullaritetit etj.

3- Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e partisë. Në këtë fazë, anëtarësia voton kandidatët përmes parimit një anëtar, një votë.

4- Kryesia miraton kandidatët përfundimtarë duke ia kaluar për votim përfundimtar Këshillit Kombëtar.

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

Propozimi nga anëtarët e partisë në mbledhjet e Grupseksioneve, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.
Vetëkandidimi, ku një person shpreh interes për të qenë kandidat i mundshëm. Vetëpropozimi duhet të shoqërohet me mbështetjen e të paktën 10 anëtarëve të Partisë.
Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme
Seleksionimi i kandidatëve të dalë nga faza e parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;

Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e Partisë
Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark. Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza 4: Përzgjedhja nga Kryesia e Partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar
Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë: (1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

PARASHKIMET MË TË RËNDËSISHME TË PROCESIT:

Procesi do të realizohet sipas afatave të paracaktuara dhe të shpallura publikisht.

Faza 1: Identifikimi i kandidaturave të mundshme 25 Qershor – 31 Korrik 2020
Faza 2: Seleksionimi i kandidaturave të mundshme 1 Gusht – 15 Shtator 2020
Faza 3: Konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë 15 Shtator – 30 Shtator 2020.
Faza 4: Përzgjedhja

Sipas afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor

Udhëzimi parashikon kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, ku mund të veçohen kriteret që lidhen me profilin e spikatur shoqëror në Degë apo Qark, integritetin e lartë moral dhe përgatitjen e lartë profesionale; standardet e dekriminalizimit dhe dekomunistizimi.

Seleksionimi i kandidatëve bëhet sipas një metodologjie të shpallur paraprakisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Secili kandidat plotëson një formulat që përmban të dhënat personale, profesionale dhe politike, duke përfshirë edhe integritetin dhe pastëritë e figurës.

Në proces do të marrin pjesë vetëm anëtarët që plotësojnë kriteret statutore dhe që figurojnë të regjistruar në Regjistrin Elektronik të Antarësisë.

Për të shmangur konfliktin e interesit procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit nuk i nënshtrohen Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryeministrat gjatë qeverisjes së PD. Gjithashtu, nuk lejohet që pjesë e këtij procesi të jetë lidershipi lokal i partisë (Kryetar dhe Sekretar Dege).

Udhëzimi parashikon në detaje rregullat e procesit në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë, që të jenë të kuptueshme për cdo person që bëhet pjesë e procesit.

Kandidatët do të nënshkruajnë një Deklaratë personale, ku pranojnë se i kuptojnë rregullat dhe ku marrin përsipër përgjegjësitë sipas Kodit të Etikës që të mos përfshihen në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda Partisë. Shkelja e zotimeve të përfshira në këtë Deklaratë, passjell skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidatëve që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia.

Grupi Qendror i Koordinimit përcaktohet në udhëzimin për procesin. Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve dhe Komisioni Zgjedhor do të emërohen jo më vonë se data 25 Korrik 2020.

UDHËZIMI I PLOTË

LEXO EDHE: 

Vendos Kryesia, 4 fazat si PD do përzgjedhë kandidatët

Tags: kryesia e pdZgjedhja e kandidateve

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In