Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset” por edhe “Repubblica”, Milani do të luajë zyrtarisht në Europa League 2019-2019 pas vendimit për të mos vendosur nga ana e UEFA. Organi më i lartë drejtues i futbollit në kontinent ka fituar kohë dhe pret përgjigjen e TAS (Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës) në lidhje me apelimin e Milanit për vendimin e gjobitjes (12 mln euro), reduktimit të organikës dhe sidomos break even (pra, balancimit të investimeve dhe fitimeve, deri në -30 mln euro) të vendosur deri në 2021.
Më pas, do të mundohet që të bëjë një dënim unik, pra duke mos marrë dy periudha monitorimi të ndryshme për të njëtin faj, pasi do të ishte absurde. Pikërisht situata e pazakontë që ndodhet Milani, i cili ka ndryshuar tri pronarë në tre vitet e fundit bën që të ketë shumë kujdes.
Në rast të përjashtimit të kuqezinjve nga Europa League, në fakt, nuk ka kohë teknike për apelimin në TAS të Lozanës, duke qenë se turnet paraeliminatore, ku pritet të marrë pjesë Torino, nisin në fund të korrikut.
Por, avokati ekspert Felice Raimondo, ka dhënë në Twitter versionin e tij: “UEFA, e vetëdijshme e procedimit që lidhet nga TAS sa i përket periudhës së monitorimit, për ta thënë ndryshe, lidhjes logjike dhe faturimit mes 2 periudhave të ndryshme, ka vendosur që të mos lëshojë litarin e gijotinës sepse pret që të prononcohen gjykatësit e Lozanës”.
“Kjo sjellje, e kujdesshme, është një fitore e dytë e Elliott, pas asaj verën e shkuar. Procedimi aktual nuk ka ende një datë të fiksuar, ndaj duhet pritur. Nga përfundimi do të kuptohet se kush do të fitojë. Ndërkohë, nuk ka asnjë akord të sigurtë”.
Sakaq, edhe Franco Ordine, gazetari i “Il Giornale”, tifoz i Milanit, shkruajti: “Elliott është një kolos jo një pronar dosido! UEFA nuk mund të bënte një tjetër figurë të shëmtuar dhe të koleksiononte humbjen e dytë, që do të ishte një nga ato grushte që të hedhin KO dhe do të tronditej i gjithë sistemi FFP. Nëse janë inteligjentë dhe kanë vizion, nuk do ta kthejnë Milanin në një Udinese apo Chievo”.
“UEFA shpëtoi nga një gabim fatal. Cili? Të sanksiononte Milanin pa pritur vendimin e TAS të Lozanës, pasi do të gjendej për të dytën herë me shpatulla pas murit në rast se do të gjendej në një tjetër apel të pritur dhe verdiktin pro kuqezinjve nga Arbitrazhi Sportiv”./TS/