Aktualitet

UEFA entuziaste për dënimin e Skënderbeut: Fitoi sistemi anti-trukim






               Publikuar në : 19:26 - 12/07/19 |
mapo.al

Nuk ka vonuar dhe qëndrimi zyrtar i UEFA-s, që pas vendimit të sotëm të CAS-it në favor të qeverisë së futbollit dhe kundër Skënderbeut, praktikisht ka vendosur nisjen e një epoke të re në futboll. Nga sot, sistemi i monitorimit të basteve i ngritur nga UEFA dge BFDS, është një matës zyrtar i parregullsive në tregun ilegal të trukimit të ndeshjeve.


Reagimi i UEFA

UEFA mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv për të refuzuar apelin e KS Skënderbut kundër vendimit të 26 prillit 2018 të Komisionit të Apelit të UEFA-s. Njëkohësisht KAS ka konfimuar vendimin e marrë nga organet disiplinore të UEFA-s për të për të përjashtuar KS Skënderbeun në veprimtaritë e UEFA-s për dhjetë vite dhe të gjobisë klubin me 1 milionë euro për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet që synojnë kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.

Ky është një konfirmim i mëtejshëm për besueshmërinë e sistemit të zbulimit të mashtrimeve të UEFA-s (BFDS) në identifikimin e modeleve abnormale të basteve në ndeshjet që luajnë klubet në nivel evropian dhe vendas.

Me këtë vendim, KAS mbështet përpjekjet për të mbrojtur si kampionatet, ashtu edhe veprimtaritë e UEFA-s nga paracaktimi i rezultatit. Gjithashtu tregon besimin që KAS ka në sistemin që UEFA dhe BFDS kanë zhvillur së bashku me Sportradarin, që është një instrument i mëtejshëm në ndihëm për të garantuar integritetin e veprimtarive. Raportet e monitorimit të basteve si ato të ofruara nga Sportradar dhe ofruesit e tjerë, si në rastie specifike Starlizard, konfirmohen si mjete të përshtatshme në luftën kundër ndreqjes së ndeshjeve.

Sistemi BFDS u ngrit në vitin 2009 si përgjigje për kërcënimin në rritje të manipulimit të ndeshjeve si në veprimtaritë e UEFA-s, ashtu dhe në ligat kombëtare. Roli i tij është të monitorojë parregullsitë në lëvizjet e basteve, përpara dhe gjatë ndeshjeve (live) në tregjet kryesore të basteve, duke monitoruar kompanitë më të madhe europiane dhe aziatike.

Monitorimi i tregut të basteve mbulon të gjitha ndeshjet në veprimtaritë e UEFA-s (gati 2000 në sezon) dhe ndeshjet në dy divizionet kryesore dhe kupave të antarëve të UEFA-s (gati 30000 në sezon). Procesi i monitorimit përdor algoritme të sofistikuara dhe modele matematikore për të krahasuar kuotat e llogaritura me ato aktuale të kompanive të basteve për të përcaktuar nëse kuotat, në një minutë ose kohë të caktuar, janë të parregullta”.

LEXO EDHE:

CAS lë në fuqi dënimin për KF Skënderbeun, 10 vite jashtë Europës

Ka ende shpresë për Skënderbeun, Takaj merr vendim


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas