UEFA gati të krijojë kompeticionin e tretë, përfiton Shqipëria

UEFA po planifikon të ndryshojë disa nga formatet e kompeticioneve më të rëndësishme të saj. Bëhet fjalë për Champions Ligën dhe Europa Ligën, por nuk mbaron me kaq. Sipas së përditshme gjermane “TZ”, qeveria e futbollit europian po bën planifikimin e krijimit të një kompeticioni të ri që do të quhet “Kupa e Europës”. Kjo është raportuar sipas “TZ” nga gazetarët e ndodhur në Monako, ku drejtuesit më të lartë të institucionit ndodheshin për shortin e Champions-it të hedhur dje në orën 18:00.

torpedo kukesi



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe pse për momentin çdo gjë është vetëm një koncept, UEFA e ka shprehur edhe më parë një ndryshim të formatit. Nga kjo pritet të përfitojë edhe Shqipëria, sepse do të shtohet numri i skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet evropiane, do të rriten të ardhurat për klubet, por do të shtohet akoma më shumë edhe konkurrenca në kampionat.

ÇFARË DO TË NDRYSHOJË?

Duke filluar nga kompeticioni më i rëndësishëm, Champions-i, gara pritet të bëhet vetëm midis skuadrave kampione dhe ato që do të renditen në vendet e para të dyta dhe të treta. Kjo, për ta bërë garën më interesante midis skuadrave më të mira që vijnë nga kampionatet më të forta.

uefa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kjo ka qenë një kërkesë e sponsorëve që duan të rrisin shikueshmërinë dhe të ardhurat për klubet elitare. Europa Ligë do reduktojë skuadrat pjesëmarrëse nga 48 në 32. Ndërkohë, kompeticioni i tretë që po planifikohet të krijohet do të ketë gjithashtu 32 skuadra dhe formati do të jetë njëso si ai i Europa Lgës.

KUSH DO TË PËRFITOJË?

UEFA po kërkon të shtrijë sa më gjerë aktivitetin e saj në të gjitha Ligat e Europës, përfshi këtu vendet nordike e ato të Europës Lindore. Vendet ballkanike si Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi, gjithashtu do të kenë mundësi të përfaqësohen me skuadrat e tyre. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shumë klube, pasi të ardhurat do të rriteshin ndjeshëm. Të ardhura që UEFA kërkon t’i shpërndajë për pikërisht me anë të këtij kompeticioni. Ky kompeticion pritet të formohet në vitin 2021 dhe deri në momentin që do të mendohet për një emër të dytë do të quhet “Kupa e Europës”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252