Sport

UEFA ndëshkon racizmin në futboll, ja skuadrat që vuajnë dënimin







               Publikuar në : 17:12 - 13/08/19 |
mapo.al

Pas thirrjeve raciste gjatë ndeshjes në Europa League, UEFA ka ndëshkuar me 2 ndeshje pa tifozë Partizanin e Beogradit si dhe bullgarët e Lokomotiv Plovdiv.


Partizani do të luajë ndeshjen e ardhshme me dyer të mbyllura pas thirrjeve raciste të tifozëve të tyre kundër Malatyaspor në ndeshjen për kualifikueset e Europa League. Gjithashtu klubi është gjobitur me 24.250 euro për objektet që janë hedhur në fushë nga fansat.

Qeveria e futbollit europian i ka dhënë urdhër ekipit të Lokomotivës që të mbyllin sektorin e stadiumit ku qendrojnë ultrasit e ekipit dhe të shpalosin një baner të UEFA-s ku shkruhet “Equal Game”, lojë e barabartë.

Ato do të mbyllin pjesën më të madhe të stadiumit për ndeshjen e ardhshme për shkak të racizmit të treguar në ndeshjen kundër Strasbourg-ut.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas