Aktualitet

UEFA organizon kompeticionin e parë të Europianit për PES, Shqipëria kundër Serbisë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 16/01/20 |
mapo.al

Për herë të parë në histori UEFA ka vendosur të organizojë një turne të mirëfilltë me 55 Federatat anëtare. Bëhet fjalë për një Europian i cili do të zhvillohet elektronikisht teksa konkurruesit do të përplasen në një nga video-lojërat më të famshme, “Pro Evolution Soccer”. Secili vend do të dërgojë përfaqësuesit e vet, teksa së fundmi janë zbuluar edhe grupet e këtij kompeticioni risi.


Kështu, të përzgjedhurit nga Shqipëria do të sfidojnë në grup pjesëmarrësit nga Serbia, Anglia, Spanja dhe Letonia. Sakaq, Kosova është në një grup me Gjeorgjinë, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.



Të gjithë pjesëmarrësit me ekipet e tyre do të ndeshen dy herë mes tyre dhe kualifikohet vendi i parë në grup së bashku me gjashtë vendet e dyta më të mira. Ndeshjet mes konkurrentëve do të zhvillohen një kundër një. Në muajin nëntor të gjithë Federatat filluan kërkimet për lojtarët më të mirë në vendet e tyre, ndërsa në fund të turneut skuadra fituese do të marrin bileta për në finalen e Euro 2020 si dhe një shumë parash. /VipSport.al/



Etiketa: ,

Pas