Sport

UEFA përcakton kalendarin e ndeshjeve të Champions League dhe Europa League






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 17/06/20 |
mapo.al

Sot në orën 15:30, startoi konferenca e UEFA-s me në krye presidentin Alexander Ceferin.


Ishte Giorgio Marchetti ai që zbuloi planin dhe kalendarin për të përfunduar Champions League, duke dhënë datat zyrtare dhe mënyrën si do të organizohen sfidat.


Më poshtë, është kalendari zyrtar i Champions League.



CHAMPIONS LEAGUE 2019-2020


7-8 Gusht (1/8-tat)


Juventus-Lyon (Torino)

Barcelona-Napoli (Barcelonë)

Manchester C.-Real Madrid (Mançester)

Bayern-Chelsea (Mynih)

12-15 Gusht (çerekfinale) – Lisbonë, ndeshje të vetme

18-19 Gusht (gjysmëfinale) – Lisbonë, ndeshje të vetme

23 Gusht (Finale) – Luhet në Lisbonë

Ndërsa UEFA Europa League 2019-2020 do të vijojë në katër stadiume të Gjermanisë (Koln, Duisburg, Duseldorf dhe Gelsenkirshen).

Do të jetë një turne më eliminim direkt që do të zhvillohet në gusht. Ende nuk është marrë vendim se ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ve (nëse në qytetet përkatëse apo fushë neutrale) por gjithashtu edhe për sa i përket dy ndeshjeve të kësaj faze që nuk kanë luajtur akoma ndeshjet e para: Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla.

UEFA Europa League 2019-2020 u ndërpre në 12 mars për shkak të pandemisë. Programi i riparë për përmbylljen e kompeticionit të këtij sezoni u konfirmua në mbledhjen e sotme të KE të UEFA-s.

KALENDARI UEFA EUROPA LEAGUE 2019/20
5–6 gusht: Faza e 1/16-ve (Fusha duhet konfirmuar)
10-11 gusht: çerekfinalet (Këln, Duisburg, Duseldorf dhe Gelsenkirshen)
16-17 gusht: gjysmëfinalet (stadiumet për t’u përcaktuar)
21 gusht: finalja (Këln)

Turi i 1/16-ve do të nisë në orën 18:55 dhe 21:00, me ndeshjet tjera që do të jenë të gjitha në 21:00. Data për shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve do të vendoset më vonë.


Etiketa: , ,

Pas