Euro 2020 për të parën herë në historinë e saj, do të ketë si sponsor zyrtar një aplikacion dixhital. Bëhet fjalë për platformën argëtuese TikTok.
Sipas njoftimit të palëve, Tiktok do të jetë një dritare për tifozët nga mbi 150 vende të botës, në një kohë kur bota mbetet e prekur nga pandemia Covid-19.
Ata do të informohen për rezultatet e ndeshjeve dhe për momente nga më pikantet në fushë të gjelbërt.
UEFA gjithashtu do t’i japë TikTok akses në bibliotekën e saj të madhe të përmbajtjes historike për të krijuar imazhe tërheqëse e inovative.
Vlera e marrëveshjes nuk bëhet e ditur, por mendohet se kap shifrën e dhjetëra milionë paundëve.