Thursday, September 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

UEFA u kërkon falje tifozëve për kaosin e finales së Ligës së Kampionëve në Francë

Shumë tifozë nga të dyja palët gjithashtu raportuan se ishin sulmuar dhe grabitur jashtë stadiumit pas ndeshjes.

by us er1
04/06/2022
in Bota, Globi, Kryesore, Sport
0

UEFA u kërkoi falje shikuesve për përvojën e tyre “të frikshme dhe shqetësuese” përpara finales së Ligës së Kampionëve, duke thënë se asnjë tifoz futbolli nuk duhet të përjetojë një kaos të tillë.

Mijëra tifozë nuk ishin në gjendje të hynin në stadium për të parë ndeshjen e futbollit të klubeve evropiane, pavarësisht se kishin bileta të vërteta, pati momente kaotike ku u panë policë francezë duke përdorur gaz lotsjellës ndaj turmave madje edhe kundër fëmijëve.

UEFA dëshiron t’u kërkojë sinqerisht falje të gjithë spektatorëve që u desh të përjetonin ose dëshmonin ngjarje të frikshme dhe shqetësuese në përgatitjen e finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Stade de France më 28 maj 2022 në Paris, në një natë që duhej të ishte një festë e futbollit evropian të klubeve.

“Asnjë tifoz futbolli nuk duhet të vihet në atë situatë dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, tha organi drejtues i futbollit evropian në një deklaratë.

UEFA wishes to sincerely apologise to all spectators who had to experience or witness frightening and distressing events in the build-up to the UEFA Champions League final last week.

An independent review will seek to establish a full picture of what occurred.

Full details: ⬇️

— UEFA (@UEFA) June 3, 2022


Gjiganti spanjoll Real Madrid mundi 1-0 Liverpoolin e Anglisë , por ndeshja u la plotësisht në hije nga kaosi jashtë stadiumit.

Para ndeshjes, mijëra tifozë të Liverpool-it me bileta duhej të prisnin me orë të tëra për të hyrë në stadium. Tifozët u përballën me policinë e cila përdori gaz lotsjellës dhe spray me piper mbi turmat.

Disa mbështetës të Liverpool thanë se kishin frikë se do të shtypeshin pasi u përdorën koridore të ngushta për t’u futur në stadium.

Shumë tifozë nga të dyja palët gjithashtu raportuan se ishin sulmuar dhe grabitur jashtë stadiumit pas ndeshjes.

Zemërim dhe zhurmë

Kaosi shkaktoi zemërim në Britani dhe zhurmë politike në Francë. Dy javë përpara zgjedhjeve legjislative në Francë, u ngrit pikëpyetje në lidhje me aftësinë e kryeqytetit francez për të pritur Lojërat Olimpike në vitin 2024.

UEFA ka porositur një rishikim të pavarur të udhëhequr nga ish-ministri i qeverisë së Portugalisë, Tiago Brandao Rodrigues dhe synon të gjejë përgjegjësitë dhe mangësitë e atyre që janë përfshirë në organizimin e finales.

“UEFA dëshiron dhe ka nevojë të kuptojë se çfarë ndodhi gjatë ditës së finales dhe të përcaktojë mësimet e nxjerra për të siguruar që të mos përsëriten veprimet dhe ngjarjet e asaj dite,” thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

“Rishikimi do të kërkojë të krijojë një pamje të plotë dhe afat kohor të asaj që ndodhi gjatë ditës, si brenda stadiumit ashtu edhe në zonat përreth, duke përfshirë ekzaminimin e flukseve të spektatorëve në stadium nëpërmjet pikave të ndryshme të hyrjes,” tha Tiago Brandao Rodrigues ndërsa publikoi kushtet e referencë.

Rishikimi do të kalojë përmes sigurisë, biletave dhe planifikimit për finalen dhe gjithashtu do të shikojë pikat e takimit të tifozëve.

Grupi i rishikimit do të bashkëpunojë me UEFA-n, grupet e tifozëve, Liverpoolin dhe Real Madridin, Federatën Franceze të Futbollit (FFF), policinë, operatorin e stadiumit dhe autoritete të tjera publike.

“Informacione të mëtejshme se si palët përkatëse mund të dorëzojnë dëshmitë e tyre (nëpërmjet një adrese emaili të dedikuar ose një pyetësori në internet) do të komunikohen së shpejti”, tha UEFA.

‘Të ushtrosh presion’

Rishikimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në ” një kohë sa më të shkurtër të mundshme” dhe më pas do të përcaktojë gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e tij. Pasi gjithçka të përfundojë, do të publikohet në faqen e internetit të UEFA-s. Përshtati Liberale.al

 



Tags: FrancekampioneTifozëUefa

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Dalin emrat, 37 deputetë firmosin kandidaturën e Bajram Begajt për president

Dalin emrat, 37 deputetë firmosin kandidaturën e Bajram Begajt për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In