Aktualitet

UEFA zbulon skemën e re të kualifikueseve të Botërorit 2022








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 05/12/19 |
mapo.al

UEFA do të zbatojë një skemë të re për fazën playoff për kualifikueset e Botërorit 2022, që do të shmangë nevojën për të krahasuar rezultatet e skuadrave në grupe të ndryshme.


UEFA bëri të ditur se 55 skuadrat europiane që do të luftojnë për 13 vende për turneun që do të zhvillohet në Katar do të ndahen në 10 grupe.


Fituesit e çdo grupi do të kualifikohen drejtpërdrejt, ndërsa skuadrat e renditura të dytat do të luajnë në playoff, bashkë me dy skuadra të tjera që do t’i bashkohen nga Liga e Kombeve e sezonit 2020-2021.


Këto 12 skuadra do të ndahen në tre grupe me nga 4. Për të vendosur 3 skuadrat që do të kualifikohen në Botëror do të zhvillohen ndeshje gjysmëfinale dhe një finale, por jo me sistemin vajtje-ardhje, por me një takim të vetëm.


Në kualifikueset e Botërorit 2018, skuadrat europiane u ndanë në 9 grupe, ku fitueset u kualifikuan direkt, ndërsa 8 të dytat më të mira luajnë në playoff me sistem vajtje-ardhje.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas