Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

UET, Certifikatë Mirënjohjeje mjekut Tritan Kalo: Antikonformisti në mjekësi dhe debat publik

Për kontributin e dyfishtë  si mjek infeksionist gjatë pandemisë Covid 19 dhe  debatin publik rreth çështjeve aktuale dhe emergjente të shëndetësisë, UET i akordoi mjekut Tritan Kalo Certifikatën e Mirënjohjes. Presidenti i UET, Selami Xhepa e cilësoi atë si shembulli i një figure me integritet të lartë e i pakorruptueshëm. Vetë profesor Kalo ndau dy këshilla me studentët, duke i inkurajuar ata të mos jenë konformist dhe të ruajnë profesionalizmin.

by us er1
05/11/2022
in Kryesore, Mjekësi, Universiteti
0

Kur një profesionist kishte shansin të udhëtonte jashtë Shqipërisë së izoluar për ndonjë konferencë shkencore apo ndonjë specializim më të gjatë, me shumë kujdes- kurrë të tepruar për regjimin e kohës -mundohej të merrte me vete ndonjë të mirë materiale, të munguar në vendin e varfër komunist. Mjeku Tritan Kalo u kthye nga Franca me dy valixhe plot me libra dhe literaturë shkencore. Studentëve të asokohe në Fakultetin e Mjekësisë u thuhej shpesh sesa me fat ishin ta kishin pedagog, mjekun e specializuar në universitetin Paris 7, një ndër më elitarët në botë…

Kështu e kujtoi një prej ish-studentëve të tij, sot mjek, profesorin e tij të vjetër, ndërsa  Universiteti Europian i Tiranës e vlerësoi Tritan Kalon me Certifikatën e Mirënjohjes.



Sot, pas 41 vitesh karrierë si mjek infeksionist dhe epidemiolog, të shumtë janë pacientët me fat, të cilëve përkushtimi i jakës së bardhë të doktor Kalos u shpëtoi jetën. Me fat ndihen edhe shumë shqiptarë, që gjetën paqe e qetësi të mendjes nga këshillat profesionale të mjekut, që për vete u rreshtua në vijën e parë të rrezikut, në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi. Ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së ministres se Shëndetësisë, në një kohë kur nevoja për mjek ishte më jetike se kurrë. I pa kompromis në devizën e profesionistit, por edhe atë të qytetarit të përgjegjshëm, Tritan Kalo u bë një nga figurat më të njohura  për shoqërinë shqiptare.

Kontributi  si mjek infeksionist gjatë pandemisë Covid 19 dhe ai në debatin publik  rreth çështjeve aktuale dhe emergjente të shëndetësisë, ishte motivacioni që Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në UET, ngriti për doktor Kalon, duke e nderuar me një titull të rëndësishëm të universitetit për figura të shquara në fusha të jetës publike.

Presidenti i UET, Selami Xhepa, vlerësoi figurën e doktor Kalos dhe kontributin e tij, veçanërisht në kohët e pasigurta të pandemisë, si një prej atij grupi të patrembur mjekësh që sfiduan ankthin shoqëror, në kurimin e pacientëve, por edhe në qetësimin e shoqërisë duke i udhërrëfyer nga dija shkencore dhe larg panikut kolektiv.

Xhepa u ndal edhe tek një tipar i mjekut, duke e quajtur atë një figurë të pakorruptueshme.

“Nuk e kam vetëm në kuptimin materialist. Korupsioni më i keq për shoqërinë është ai profesional, korrupsioni i integritetit moral, njerëzor. Te Tritan Kalo kam parë personin e pakorruptushëm, që nuk miklohet nga elozhet, nuk miklohet nga kulmi i suksesit të karrierës së tij”, vijoi presidenti i UET, duke e parë Kalon si protagonisti që thotë të vërtetën dhe e nderon profesionin dhe karrierën, me shembullin e tij.

Ndonëse aktiv në jetën publike me opinionet e tij, me zgjedhjen për të thënë të vërtetën të pazbukuruar, Tritan Kalo, ishte fjalëpak gjatë ceremonisë, duke u ndalur në dy këshilla thelbësore për studentët që ndjekin Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në UET.

“Kurrë të mos jeni konformistë dhe kurrë të mos dilni nga ajo që quhet korniza e profesionalizmit!”, u tha mjeku të rinjve, ndërsa i inkurajoi se janë dy elementë që do i ccojnë përpara në jetë. “Mund të mos bëni atë karrierë që meritoni, por të paktën mbeteni ata që jeni. Në jetë duhet mbahesh mend me emrin tënd, punën tënde dhe kontributit tënd, jo atë çka “shoqëria” apo politika të japin, ndoshta jo të  bazuar në meritën e punës”, vijoi mjeku i njohur.

Ai zbuloi se në karrierën e tij shkon me parimin e PPP-së, por sqaroi se ishte krejt e ndryshme nga ajo shpesh famëkeqja, si partneritet publik-privat. “Për mua, PPP-ja e famshme në punë time si mjek ka qenë “Puna, Profesionalizmi dhe Përkushtimi”. Këta tre elementë janë më të dobishëm se PPP që po rrënojnë ekonominë dhe shoqërinë shqiptare”, përfundoi ai.

Mjeku Ilir Alimehmeti, i pranishëm në ceremoni, bashkë me kolegë të tjerë e ish-studentë, u shpreh i keqardhur se breza të tërë studentësh janë privuar nga dijet dhe vlerat e profesor Kalos, në auditorët universitarë. Kalo vendosi të mos i kthehej mësimdhënies në auditorë, pas një përvojë 16-vjeçare në to, por megjithatë vijoi të ishte aktiv në detyrën e mjekut infeksionit dhe epidemiolog.

“Profesor Tritani është një nga mentorët më të mrekullueshëm që kemi pasur.  Kemi  privuar shumë studentë nga të pasurit një mentor të tillë, një brengë që nuk kam fjalë ta shpjegoj.  Në  një minutë që foli profesori, na dha dy këshilla të mira për t’i përdorur. Të thjeshta, por ju garantoj se do të jenë më të vështirat për t’i vënë në praktikë, por po i vutë në praktikë do të jeni më të nderuarit”, iu drejtua Alimehmeti studentëve dhe të pranishmëve.

Të pranishëm ishin edhe miq të doktor Kalos, të cilët shpalosën dimensione të tjera nga jeta sociale e tij. Ish-deputetja Vasilika Hysi, e vlerësoi tiparet humaniste të mjekut dhe sesi gjatë pandemisë, nuk ishte lodhur së dhëni këshilla e receta për këdo që kishte nevojë.

“Pavarësisht teknologjisë, kemi nevojë për një mjekësi që të shëron me fjalën”, tha zonja Hysi.

Më 2 korrik të këtij viti, Tritan Kalo u bënë plot 41 vite, nga koha kur ai hyri si mjek stazhier në atëkohë Spitalin nr.4 të Sëmundjeve Infektive. Pas katër dekadash, ka aty

për shkak të moshës, një pozitë socio-profesionale, që ai vetë e cilëson  të një “pensionshtyri”.

Në atë spital, sot pjesë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, dha kontribute dhe përballoi me ekipin epidemi si Leptospirosa në 1983, Rubeola në 1984-n  apo Etheve Hemorragjike të Kongo-Krimesë në 1985. Më vonë goditën epidemi si ajo  Fruthit në 1989, epidemia e Kolerës më 1994 si dhe ajo e Poliomelitit më 1996, Pandemia e Gripit të Derrit H1N1 më 2009-n dhe Sars-Cov2/Covid- 19, nga 2020 e në vazhdim.

“Më profesionalizëm, humanizëm dhe duke vënë si mjek në detyrë në rrezik edhe shëndetin e tij, me shumë përkushtim shpëtoi jetën e shumë pacientëve nga e gjithë Shqipëria”, tha dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në UET, Voltisa Lama.

Profesor Kalo gjatë karrierës kreu një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit- për infektiologji, sëmundje tropikale dhe reanimacion mjekësor-  ndër ta edhe në Universitetin Paris 7 dhe spitalin “Claude Bernard”, por siç i pëlqen të shprehet, e nisi rrugëtimin si mjek stazhier në spitalin e Sëmundjeve Infektive e po e mbyll aty, po si mjek i thjeshtë… aq i pacenuar dhe pa kompromise si ditën që hyri…

Tags: Certifikatë MirënjohjejeTritan KaloUET

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Kush e njoftoi policinë për “Banaking”, zbulohen detaje për mesazhin që iu dërgua uniformave blu

Kush e njoftoi policinë për “Banaking", zbulohen detaje për mesazhin që iu dërgua uniformave blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In