Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

UET Certifikatë Mirënjohjeje në fushën e ICT/ Hatixhe Bilibashi: Të jemi kritikë në evolucion që shohim në teknologji

Hatixhe Bilibashi u nderua nga UET me Certifikatën e Mirënjohjes, për kontributin në edukimin e brezave të rinj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Prej 20 vitesh ajo kujdeset të formojë brezat që në moshë të hershme, i mbështet ata në startup-e dhe i mentoron në konkurse ndërkombëtare. Ajo drejton aktualisht projektin NASA Space Apps Challenge, ndërsa Shqipëria është nominuar për çmim, në mesin e 30 mijë konkurrentëve nga e gjithë bota. Bilibashi i këshilloi studentët të bëhen përdorues të mirë të teknologjisë e të mos ndjekin modelet negative

by us er1
12/11/2022
in Inovacion, Kryesore, Universiteti
0

Teknologjia është sfidë, për të gjithë. Edhe për një profesioniste që kësaj fushe i është dedikuar prej 20 vitesh. Kështu tha Hatixhe Bilibashi, ndërsa pranoi nga UET Certifikatën e Mirënjohjes, për kontributin që ka dhënë  dhe vazhdon të japë në edukimin e brezave të rinj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Në  punën time,  ajo që ndjek si parim gjithmonë është që duhet të jemi shumë kritikë ndaj gjithçkaje që ndodh rreth nesh. Të  jemi kritikë në gjithë atë evolucion që shohim në teknologji, të bëhemi përdorues të mirë të teknologjisë. Algoritmet  e teknologjisë asnjëherë nuk na limitojnë dhe rastësisht tek të rinjtë nxjerrin modelet negative që i  shohin e mendojnë se jeta zhvillohet në atë formë”, tha ajo duke iu drejtuar të rinjve, që morën pjesë në këtë ceremoni, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Si një profesioniste, që një pjesë të mirë të karrierës së saj ia ka kushton punës me fëmijë e të rinj, ajo i inkurajoi studentët të marrin më të mirën e teknologjisë, atë që është e vlefshme në shoqëri.



Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET, prej nga erdhi edhe ky propozim për emrin e zonjës Bilibashi, e pa si një rast për promovimin e vajzave dhe grave.

Dekania Teuta Xhindi vlerësoi jetëshkrimin e gjatë e të pasur profesional të zonjës Bilibashi dhe ekspertizën e saj në inovacion, zhvillim softuerësh, menaxhim, si konsultuese në startup-e në fushën e ICT-së, si edhe autore e një sërë botimeve shkencore.

Bilibashi është themeluese e tri sipërmarrjeve të suksesshme, Albanian ICT Academy, qendra e inovacionit në Shqipëri, që bashkë me trajnimet në kategorinë e “Rady to Work” për të rinjtë, ka zhvilluar për herë të parë në Shqipëri kurrikulën për programet e avancuara në ICT dhe STEM, për fëmijët. Po ashtu themeluese  e qendrës STEM Hub, e cila synon të zhvillojë dhe mbështetë të rinjtë në fushat e STEM, si edhe  Make with ICT, një kompani zhvillimi softuerësh.

Ajo ka një përvojë të gjatë si menaxhere projektesh për teknologjitë novatore. Ka një diplomë bachelor dhe master shkencash në Shkenca Kompjuterike, nga Universiteti i Tiranës.

Ajo ka plotësuar studimet e saj për platformën FOSS Moodle platform dhe  OJS, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci.

Ka marrë pjesë në juri, por edhe si mentorë në një sërë veprimtarish startup-esh në konkurset ICT në Shqipëri. Vazhdon të japë një kontribut si mentor e Women in Tech Global Mentoring Program. Pasioni i saj është të sjellë teknologjitë e reja novatore në Shqipëri dhe ndihmë në zhvillimet e ekosistemeve ICT në Shqipëri. Është drejtuese për Shqipërinë e një sërë projektesh ndërkombëtare si: NASA Space Apps Challenge, EU Codeweek, EU Robotics Week, Balkan Olympiad of Informatics, Robotics European Society Association dhe Girls in ICT. Ajo gjithashtu është pedagoge në Kolegjin Profesional të Tiranës dhe zbuloi se ka pasur disa bashkëpunime edhe me Universitetin Europian të Tiranës.

“Kjo certifikatë është motivim i madh, por u përket këtyre të rinjve që janë pjesë  e projekteve që zhvilloj, sepse janë këta të rinj,  që kanë thyer të gjithë stereotipat në shoqërinë  tonë dhe janë ata të rinj që  duhet t’i motivojmë, mbështetim dhe nxjerrim akoma më në pah”, tha zonja Bilibashi.

Në projektin NASA Space Apps Challenge për Shqipërinë, drejtuese e të cilit është Hatixhe Bilibashi, Shqipëria aktualisht është nominuar për çmim, në mesin e 30 mijë konkurrentëve nga e gjithë bota.

Ajo tha se të rinjtë e përfshirë në të, po bëjnë punë të palodhur, ndërsa përmendi edhe projekte e konkurse të tjerë, si ai i europian i robotikës, ku garuesit nga Shqipëria po punojnë në ambientet laboratorike të Albanian ICT Academy.

Bilibashi tha se mes tyre ka edhe shumë vajza e gra, që bëjnë një punë të përditshme, larg dritës së prozhektorëve apo promovimeve, me distancë  edhe nga politika”… sepse edhe në politikë  promovohen padashur stereotipa, që nuk japin modelin më të mirë tek të rinjtë”, tha Bilibashi, duke e pranuar  këtë certifikatë mirënjohjeje edhe në emër të të gjithë atyre që punojnë në fushën e teknologjive të informacionit.

Presidenti i UET, Selami Xhepa vlerësoi jo vetëm kontributin  profesional të zonjës Bilibashi, por edhe atë që e cilësoi si shqetësim kombëtar, për ta bërë brezin e ri pjesë e revolucionit të madh në fushën e teknologjisë. “Nëpërmjet dhënies së këtyre certifikatave të mirënjohjes,  ne si universitet synojmë një qëllim të rëndësishëm, jo vetëm të shprehim mirënjohje në emër të shoqërisë shqiptare, por të krijojmë modele suksesi, në mënyrë që të frymëzojmë studentët , brezat e atyre që do të vijnë të ndjekin modele të tilla, që janë lartësuar dhe të lënë gjurmë në emër të shkencës dhe shoqërisë sonë”, tha zoti Xhepa.

Duke u ndalur tek trendet në arsim, presidenti i UET  tha se që në vitet ’80 u vu re një interesim i madh në fushën e inxhinierive.

“Në vitet ‘90 erdhën ekonomistët në modë dhe pasi prodhuan shumë kriza dhe të pabëra, sot nuk konkurrojnë më me profesionin e inxhinierit, sepse atë që kanë arritur t’i ofrojnë shoqërisë njerëzore inxhinierët është e jashtëzakonshme. Sot falë këtij revolucioni inxhinierik jetojmë në kushtet e fantashkencës, vetëm imagjinata njerëzore vendos kufijtë e asaj që shkenca e inxhinierisë, sidomos në fushën e ICT, mund të arrijë”, tha presidenti Xhepa.

Për zonjën Bilibashi, mision mbetet që të gjithë, nga fëmijët tek të rinjtë, studentët apo profesionistët të zhvillohen me të njëjtin ritëm si në të gjithë botën,  në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Tags: Albanian ICT AcademyCertifikatë MirënjohjejeHatixhe BilibashiICTUET

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In