Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e konsortiumit të projektit “Gradua”, një projekt i financuar nga Komisioni Europian përmes Erasmus + KA2, i cili synon të mbështetë universitetet shqiptare duke krijuar një model që përputh kërkesën me ofertën
Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e konsortiumit të projektit “Gradua”, një projekt i financuar nga Komisioni Europian përmes Erasmus + KA2, i cili synon të mbështetë universitetet shqiptare duke krijuar një model që përputh kërkesën me ofertën.
Gradua, një projekt për avancimin e të diplomuarve dhe zhvillimin e kapaciteteve universitare në Shqipëri, synon ta krijojë modelin e përputhjes së kërkesës dhe ofertës që do u vijë në ndihmë universiteteve shqiptare bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve, mbi performancën e të diplomuarve, lehtësimin e bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë dhe biznesit, lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës, që mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të të rinjve sot.
Institucionet që marrin pjesë në këtë projekt janë plot shtatëmbëdhjetë, mes tyre jo vetëm universitete por edhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë apo Ministria e Arsimit, ndërsa lider i këtij projekti është Universiteti Bujqësor i Tiranës, por krahas universiteteve shqiptare, publike e private, marrin pjesë edhe universitete të huaja si ai i Barcelonës, Universiteti Institut i Lisbonës, Universiteti i Studimeve në Siena, Universiteti i Bolonjës “Alma Mater Studorium” etj.
Disa ditë më parë është organizuar edhe takimi prezantues i këtij projekti në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa takimi i radhës është planifikuar të mbahet në Bolonjë, ku një grup kërkuesish nga Universiteti Europian i Tiranës do të trajnohet mbi çështjet që trajton ky projekt.
Modeli i bazuar mbi databazën e të diplomuarve, i zhvilluar në Itali do të realizojë grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e të diplomuarve dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare); lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës
Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës.
Çfarë është Key Action 2
Kooperimi për novacion dhe Shkëmbim të praktikave të mira.
Ky aksion i aftëson organizatat ët punojnë bashkë në mënyrë që të përmirësojnë dispozitat e tyre për mësues dhe të ndajë praktikat novatore.
Organizatat nën Key Action 2 mund të aplikojnë për financim për të punuar në partneritet me organizatat nga vende të tjera pjesëmarrëse.
Projektet e financuara nën KA2 fokusohen në ndarjen, zhvillimin dhe transferimin e praktikave novatore në arsim, trajnim dhe dispozita rinore mes vendeve pjesëmarrëse.
Key Action 2 synon rritjen e impaktit pozitiv të aktiviteteve europiane në të gjitha nivelet për të siguruar përfitime për individë, organizata dhe shtete të përfshira në projekte.
Key Action 2 është i ndarë në dy lloje kryesore aktivitetesh: aktivitete të decentralizuara dhe të centralizuara. Aktivitetet e decentralizuara për Anglinë drejtohen nga Agjencia kombëtare Angleze, ndërsa ato të centralizuarat drejtohen nga Agjencia Ekzekutive e Komisionit Europian me bazë në Bruksel.
Partnerët e projektit GRADUA
- Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Universiteti i Tiranës (UT)
- Universiteti i Arteve Tiranë (UART)
- Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT)
- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
- Universiteti Europian i Tiranës (UET)
- Universiteti Polis (U_POLIS)
- Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)
- Albanian University (AU)
- Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
- Università degli Studi di Siena (UNISI)
- University of Barcelona (UB)
- University Institute of Lisbon (ISCTE-IUL)
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (ÇIT)
- Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
- Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS)
- Associated partners: United Nations Development Programme (UNDP)