Gjatë këtyre ditëve punimesh intensive drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve janë organizuar një sërë veprimtarish për ngritje bashkëpunimi me institucione të ndryshme arsimore në rajon dhe më gjerë. Ky është viti i dytë radhazi që UET sjell për herë të parë në Shqipëri një nga praktikat më të njohura në BE, sikurse është Java Ndërkombëtare por me fokus jo vetëm stafin akademik, por edhe atë administrativ dhe mbështetës.
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare në UET zhvillohen një sërë aktivitete me fokus ndërkombëtarizimin dhe ndër më të rëndësishmet janë seritë e Ditëve Ndërkombëtare Erasmus+, të cilat u zhvilluan në UET nga 24 deri më 26 Prill. Gjatë këtyre ditëve punimesh intensive drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve janë organizuar një sërë veprimtarish për ngritje bashkëpunimi me institucione të ndryshme arsimore në rajon dhe më gjerë. Ky është viti i dytë radhazi që UET sjellë për herë të parë në Shqipëri një nga praktikat më të njohura në BE, sikurse është Java Ndërkombëtare por me fokus jo vetëm stafin akademik, por edhe atë administrativ dhe mbështetës.
Gjatë fjalës hapëse të edicionit të dytë, Presidenti i UET, prof. dr. Adrian Civici theksoi rëndësinë strategjike që gëzon ndërkombëtarizimi në UET, si edhe nevojën për zgjerim dhe përfshirje në skemat e financuara nga BE, jo vetëm falë përfitimeve që ofrohen por edhe për vetë filozofinë mbi të cilën janë ndërtuar. Për Shqipërinë, si vend kandidat për anëtarësim në BE bashkëpunime të tilla janë shumë të nevojshme gjatë procesit të integrimit dhe krijimit të një fryme të përbashkët edhe në sektorin e edukimit, kërkimit shkencor dhe mobilitetit të stafit e studentëve, shprehet prof. Civici.
Që prej krijimit të skemës Erasmus, në 1987-ën, 9 milionë europianë mendohet të kenë përfituar eksperienca, të cilat u kanë ndryshuar jetën. Aktualisht, prej tre vitesh skema Erasmus është quajtur Erasmus+ , ku janë përfshirë si përfitues të mundshëm edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Programi Erasmus + i Komisionit Europian ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë. Erasmus + do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë europianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga Koordinatorja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ për Shqipërinë, znj. Aida Berxholi Breti. Gjatë fjalës së saj Znj. Berxholi Breti theksoi avantazhet e skemës Erasmus+, si edhe bëri të ditur se gjatë aplikimeve të këtij viti ka pasur një rritje prej 10% të suksesit të aplikimeve nga Shqipëria, jo vetëm për projektet e lëvizshmërisë, por edhe për projektet për ngritjen e kapaciteteve. Znj. Berxholi Breti ndau me pjesëmarrësit edhe lajmin e fundit ardhur nga Agjencia Ekzekutive për Edukimin dhe Kulturën në Bruksel, se tashmë universitetet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në thirrjen e ardhme në skemën e praktikave mësimore. Thënë ndryshe, studentët e UET tashmë nuk do të mund të përfitojnë vetëm nga bursat e studimeve Erasmus+, por do të kenë mundësinë të punësohen në kompanitë europiane në stadin e praktikave mësimore.
Këto tre ditë të pasura me aktivitete dhe sesione kulturore, rrjetëzimi dhe prezantime sollën në auditorët e UET përfaqësuar nga Lappeenranta University of Technology, Finlandë; Tallinn University of Technology, Estoni, Universiteti i Bolonjës, Itali; Vilniaus Kolegija, Lituani; Wroclaw University of Science and Technology, Powislanksi College Kwidzyn, Universiteti i Szczecin, Poloni; Emden-Leer University, Gjermani, por edhe partnerët rajonal si Kolegji UNIVERSUM, Kosovë dhe Universiteti “Nënë Tereza”, Maqedoni.