UET udhëheq në fushën e ndërkombëtarizimit/ Fiton 7 projekte të reja  Erasmus+

Shtatë projekte të reja Erasmus+, që i bashkohen projekteve që aktualisht janë në zhvillim, e bëjnë UET një prej universiteteve lider në këtë fushë, në Shqipëri. Mes projekteve që kanë në thelb rritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, UET sjell për herë të parë në Shqipëri Jean Monnet Center of Excellence, duke qenë edhe i vetmi në Ballkan që e ka fituar për këtë vit

Ndërsa edhe qeveria ka nisur të flasë për rëndësinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, Universiteti Europian i Tiranës vijon të udhëheqë këtë fushë, për nga numri i projekteve të fituara.

Përveçse ka 19 projekte që po zhvillohen, UET sapo ka fituar shtatë të rinj nën programin Erasmus +, për periudhën 2021-2027.



Ku lajm do të thotë  jo vetëm më shumë mundësi për studentët dhe stafin akademik për shkëmbime në universitetet europiane, për vitet e ardhshëm, por edhe shkëmbim përvojash dhe marrje e praktikave të mira perëndimore, në fushë të arsimit të lartë.

Në shtatë projektet e fituara, katër i përkasin Erasmus+ CBHE, që konkretisht kanë të bëjnë me Rritjen e Kapaciteteve për Ndërtim Projektesh  në Arsimin e Lartë. Një tjetër projekt si ai Erasmus  CB VET, lidhet me ndërtimin e kapaciteteve në fushë të arsimit dhe trajnimit profesional. Një tjetër projekt është ai i Jean Monet Chair, projekt të cilin UET e ka fituar edhe vite të mëhershme. Ky projekt në kuadër të Erasmus+ u ofron mundësi institucioneve të arsimit të lartë të mbajnë një post mësimdhënieje me specializim në Studime Europiane, për profesorët e universitetit.

Institucionet që marrin pjesë në këtë projekt, pritet të mbështetin të ngarkuarin, ose thënë ndryshe chair  holder, në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe veprimtari pasqyruese, duke i lejuar një game të gjerë kurrikulash të përfitojnë nga këto kurse.

Projekti i shtatë i fituar nga UET është Jean Monnet Center of Excellence. Ky projekt që është një pikë fokusi i kompetencës dhe njohurive në çështje të Bashkimit Europian. Është hera e parë që një universitet shqiptar fiton një projekt të tillë Jean Monet dhe për këtë vit, UET është fituesi i vetëm i tij për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Programi  Erasmus+ i Komisionit Euopian ka si  qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit të Lartë në vendet anëtare.

Siç sqarojnë në terma konkrete nga Zyra e  Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve, në UET, një prej projekteve, i emërtuar si COWEB, ka të bëjë me Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor, është përgjegjës për marrëdhëniet e BE-së me rajonin dhe do të trajtojë zhvillimin e përgjithshëm politik dhe ekonomik si edhe procesin e Stabilizim-Asociimit për pesë vende si, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovina. Me rajonin e Ballkanit lidhet edhe projekti WEBJOU, SMARTWB, EuFuture. Të tjerë projekte janë STEPHORA, V.I.R.T.U.A.L dhe Financial EU.

Me këto projekte UET do të prezantojë elementë ndërkombëtarë në programet e studimit. Kjo do të arrihet, siç e sheh Zyra e Projekteve, duke rritur dukshmërinë në mjedisin akademik europian dhe ndërkombëtar. Po ashtu, përmes këtyre projekteve UET pret të integrohet në rrjetet akademike europiane, të promovojë mjediset e të të mësuarit ndërkombëtar, të përmirësuar përmes teknologjisë, do t’i ekspozojë studentët dhe stafin akademik në përvojat e brendshme, por edhe do të rritë të kuptuarit e tyre  duke aplikuar dije dhe aftësi të transferueshme, me shumë rëndësi për ekonominë e dijes, jo vetëm atë në Shqipëri por edhe në vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu përmes këtyre projekteve, UET  do të përgatitë stafin dhe studentët për kërkim shkencor bashkëpunues si edhe veprimtari akademike, bashkë me partnerët e universiteteve në vendete BE-së, si edhe të shtrijë më tej strategjinë e ndërkombëtarizimit me aspekte të mobilitetit virtual.

Këto projekte të fituara, vijnë bashkë me lajmin e mirë që UET mori para pak muajsh nga agjencia britanike e vlerësimit QAA, e cila e vlerësoi pozitivisht institucionin në të dhjetë standardet europiane të arsimit të lartë.

Sipas rektorit, Tonin Gjuraj, ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare vjen përmes cilësisë, programeve të studimit të certifikuara ndërkombëtarisht, por edhe një ndërkombëtarizim në përmbajtje, me silabuse dhe kurrikula.

Përsa i përket shkëmbimeve studentore dhe ato të stafeve akademike e administrative, vetëm për vitin akademik 2021-2022, UET numëron 59 studentë të dy cikleve që kanë përftuar një përvojë semestrale në universitetet europiane dhe 11 studentë të huaj, që kanë zgjedhur  këtë universitet për shkëmbime studentore, në kuadër të Erasmus+.

Por ashtu 93 profesionistë nga stafi i institucionit kanë shkëmbyer përvojë në universitetet e huaja, me të  cilat UET ka marrëveshje dhe 97 të huaj, kanë qenë në UET, vetwm pwr vitin e kaluar akademik. Që nga viti 2015, UET ka bashkëpunuar në programet Erasmus + ICM Mobility me shumë partnerë. Disa nga partnerët përfshijnë: Universitetin e Uppsala, Universiteti Lappeenranta, Universiteti Malardalen, Universiteti Ludwigshafen, Universiteti Emden Leer, Universiteti i Valladolidit, Universiteti i Minho, Universiteti Obuda, Universiteti i Bolonjës, Roma 3, Universiteti L’Aquila, Universiteti Siauliai, UNIMED, Universiteti i Salzburgut, Universiteti i Pavias,  etj.

Prej themelimit, UET ka si synim kthimin në një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe rajonale, në kuadër të bashkëpunimit akademik në arsimin e lartë, veprimtarinë kërkimore, botuese dhe promovimin e zhvillimit qytetar dhe vlerave të arsimit të lartë.

Një prej synimeve të hershme të UET ka qenë edhe  ofrimi i diplomave të përbashkëta me universitetet partnere.  Aktualisht, ky universitet ofron një diplomë të përbashkët master në Shkenca Politike POSIG, me Universitetin e Salzburgut dhe disa diploma të dyfishta me universitetin Ludwigshafen, Gjermani, Malardalen, Suedi, London South Bank University në Britaninë e Madhe dhe IMS Geneva, në Zvicër. Këto diploma janë si për nivelin bachelor, ashtu edhe master në degë si Administrim Biznes, Menaxhim, Financë, IT.

UET përmes Zyrës së  Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve, drejtuar nga Ketrina Çabiri, punon për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, partneriteteve strategjike dhe lehtësimin e aplikimeve për grante kërkimore.

Një prej projekteve që UET po zhvillon është INTERBA, i cili synon ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër projekt i lidhur me ndërkombëtarizimin, të cilin UET e ka fituar më herët është QUADIC, që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, përmes ekspertizës nga universitetet europiane, partnere në këtë projekt.  Dy prej projekteve që UET i zhvillon në kuadër të Eramus+, janë Key Action 1 dhe 2, që lidhen me lëvizshmërinë e studentëve edhe stafit, si edhe me rritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë.

Marrëveshjet zyrtare të bashkëpunimit midis IAL-ve, brenda dhe jashtë, programet e dyfishta dhe të përbashkëta, shkëmbimet e stafit dhe studentëve, bashkë me cilësinë e universitetit  janë një tregues, për të tërhequr studentë të huaj në vendin tonë, mendon rektor Gjuraj, i cili më herët e ka vlerësuar punën e Zyrës së Projekteve në dimensionin e ndërkombëtarizimit të Universitetit Europian të Tiranës.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252