Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ujërat territoriale nuk mund të jenë pronë e marrëveshjeve të fshehta

by mapo.al
26/12/2020
in Aktualitet, Blog
0

Prof. Dr. Elmas LECI 

Deklarata e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e bërë së fundi në Parlamentin grek mbi vendimin e tij për të zgjeruar ujrat territoriale me 12 milje detare, nuk ishte një deklaratë e pa pritur, as e para e këtij lloji.

Edhe më parë opinioni ishte, apo është i mbarsur, me çështjet e Detit dhe autoritetet greke kanë bërë pothuajse deklarata të tilla të njëpasnjëshme këto vitet e fundit. E tanishmja, merr propocione, sepse bëhet nga vetë Kryeministri i atij vendi, bëhet në Parlament dhe në një moment feste, por edhe pandemie.

Sjellja e Kryeministrit grek me tonacionin e tij në Parlament, të le përshtypjen se ai e paska gjithçka në dorë për të zgjeruar ujrat territoriale të shtetit të tij, madje edhe shumë lehtë, sikur të ishte në pronën e vet. Vërtet e Drejta Ndërkombëtare Detare e njeh limitin kufi të një shteti 12 milje largësi nga brigjet e tij, por kjo nuk do të thotë se është domosdo një e drejtë ekskluzive, ka apo s’ka ai limit detar për t’u zgjeruar pa prekur të tjerët.

Këtu është edhe hileja e Mitsotakisit, i cili deklaroi në Parlamentin e tij zgjerimin, pa patur det për zgjerim. Ku do shkojë Mitsotakis me zgjerimin, do hyjë në Shqipëri?! Këtë vetëm një mendje megallomane dhe hegjemoniste e ngre dhe e percepton si të drejtë ekskluzive të shtetit të tij në kurriz të shtetit shqiptar.

Ngado ta vërtitësh e ngado ta kanalizosh, Dekreti i Këshillit të Lartë i Shtetit të Greqisë

për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje, nuk mban erë të mirë. Aq më tepër po të bëjmë analizën a diplomacisë së fundit të bisedimeve mes dy kryeministrave, atij grek dhe atij shqiptar, që ky i fundit i shkoi para pak kohësh në zyrë Mitsotakisit, fakt që tregon se “marja zemër” e grekut dhe ngritja e këtij synimi, deri në organin me të lartë ligjvënës Parlament, bazohet te ndonjë marrveshje e fshehtë mes palëve, te një “marrje fjale” për t’ja lëshuar detin grekut. Mos qoftë kështu! Por deklarata e Mitsotakisit flet vetë, flet shumë.

Nuk mundet të bëhet një deklaratë e tillë, pa një siguri nga ana e fqinjit. Mendoj se Kryeministri ynë duhet të ishte prononcuar menjëherë për dekretin e Presidentes së Greqisë, ku të theksonte edhe se çfarë ka biseduar me kryeministrin grek në vizitën e tij të fundit në Greqi për deklaratën dhe Çështjen e detit.

Tags: DETI JONElmas LECIkufiri detarMarreveshja per detin

JU SUGJEROJME

Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale

18/05/2022
U gjet e pajetë në një valixhe, kapet vrasësi i 38-vjeçares
Bota

U gjet e pajetë në një valixhe, kapet vrasësi i 38-vjeçares

18/05/2022
Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  
Aktualitet

Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  

18/05/2022
Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël
Bota

Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël

18/05/2022
Next Post
Kreu i Pfizer, optimist: Fundi i pandemisë është çështje kohe

Kreu i Pfizer, optimist: Fundi i pandemisë është çështje kohe

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale
  • U gjet e pajetë në një valixhe, kapet vrasësi i 38-vjeçares
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  
  • Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët
  • Gjarpërinjtë, minjtë dhe derrat në shkollë, si po kthehet Roma në një xhungël



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In