Sunday, May 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ukraina akuzon Rusinë për sulmin kibernetik

by mapo.al
16/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Teknologji
0

Ukraina akuzon Rusinë për sulmin kibernetik

Ukraina tha të dielën se Rusia qëndron pas një sulmi kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë së saj dhe se Rusia është angazhuar në një “luftë hibride” në rritje kundër saj.

Deklarata nga Ministria për Zhvillimin Dixhital erdhi një ditë pasi kompania Microsoft tha se dhjetëra sisteme kompjuterike në një numër agjencish qeveritare ukrainase ishin infektuar me viruse dëmtuese.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik. Moska vazhdon të zhvillojë një luftë hibride dhe në mënyrë aktive po intensifikon përpjekjet në hapësirat informative dhe kibernetike,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sulmi vjen ndërsa shtohet rreziku i një ndërhyrjeje ruse të Ukrainës dhe bisedimet diplomatike për zgjidhjen e tensioneve duket se kanë ngecur.

Microsoft tha në një postim të shkurtër të shtunën se zbuloi për herë të parë virusin keqdashës të enjten. Kjo përkonte me sulmin që goditi rreth 70 faqe interneti të qeverisë ukrainase.

Në një njoftim tjetër, Microsofti tha se sistemet e prekura “përfshijnë shumë organizata qeveritare, jofitimprurëse dhe të teknologjisë së informacionit.”

Një drejtues i lartë i sigurisë kibernetike në sektorin privat në Kiev, Oleh Derevianko, tha për agjencinë Associated Press se sulmi ishte i ngjashëm me ato të fushatës ruse të spiunazhit kibernetik në vitin 2020 ndaj SolarWinds që kishte në shënjestër qeverinë amerikane./AP

JU SUGJEROJME

Trofeu i Kupës së Botës ekspozohet në Kryeministri, Rama: Uroj ta vizitojnë sa më shumë
Aktualitet

Trofeu i Kupës së Botës ekspozohet në Kryeministri, Rama: Uroj ta vizitojnë sa më shumë

22/05/2022
“Rithemelimi”/ Zgjedhjet  për kreun e ri të PD-së, Tirana me pjesëmarrjen më të madhe
Aktualitet

“Rithemelimi”/ Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Tirana me pjesëmarrjen më të madhe

22/05/2022
Përmbytjet në Bangladesh dhe Indi prekin miliona njerëz
Bota

Përmbytjet në Bangladesh dhe Indi prekin miliona njerëz

22/05/2022
Premiera e filmit “Elvis” në Festivalin e Kanës
Bota

Premiera e filmit “Elvis” në Festivalin e Kanës

22/05/2022
Next Post
Basha-Berisha, përsëri polemika

Basha-Berisha, përsëri polemika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Trofeu i Kupës së Botës ekspozohet në Kryeministri, Rama: Uroj ta vizitojnë sa më shumë
  • Aksident në autostrade Vlorë-Fier, humb jetën 50-vjeçari
  • I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 27-vjeçari
  • “Rithemelimi”/ Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Tirana me pjesëmarrjen më të madhe
  • Përmbytjet në Bangladesh dhe Indi prekin miliona njerëz



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In