Manal Fouani, një përfaqësuese në Ukrainë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, thotë se ukrainasit do të bien në varfëri deri në fund të vitit nëse konflikti vazhdon.
Ajo shton që kapanonet e grurit në Ukrainë janë plot, sepse është shumë e vështirë për t’u eksportuar, kështu që nëse fermerët kultivojnë dhe korrin më shumë kultura, nuk ka hapësirë për t’i ruajtur ato.
Ukraina ka një popullsi prej afro 45 milionë banorësh, me 15 milionë njerëz aktualisht refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit.