Gjatë konferencës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me homologun e tij të Malit të Zi Dritan Abazoviç, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë që ka mbështetur popullin ukrainas.
Zelensky e falënderoi gjithashtu Shqipërinë pasi iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Falënderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Presidenti ukrainas.