Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka folur me nota mbivlerësuese për veten duke deklaruar se është portieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Polaku ka përdorur edhe pak humorin gjatë intervistës, ku ka thënë se ka mundur të ulë në stol dy nga portierët më të mirë.
“Kur isha tek Roma unë kisha zëvendës portierin Alisson, i cili sot tek Liverpool është më i miri në botë. Tani tek Juventus zëvendësi im është një nga portjerët më të mirë në histori. Konkluzioni del se unë jam portieri më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit.’’- tha Szczesny.