Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku në 10 ditët e fundit, numri i viktimave brenda 24 orëve ishte mbi 800.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 674 persona, shifër më e ulët krahasuar me ditët e tjera.
Numri total i viktimave në Spanjë arrin kështu në 12418, ndërsa rastet e konfirmuara janë rreth 130.759. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4591 raste të reja.