Ish-miss Universe Albania, Trejsi Sejdini është përfshirë së fundmi në një sherr të zhvilluar në një klub nate në Sarandë. Në një video të “Icon Style”, Trejsi pikaset duke debatuar me një vajzë e cila duket mjaft e revoltuar. Në një moment, ajo shihet duke ulëritur ndërkohë që tërhiqet zvarrë nga truprojat.
Nga ana tjetër, dëgjohen edhe shoqet e ish-missit që thërrasin Trejsin në emër. Edhe pse është me shpinë, dallohet qartë që është Trejsi nga veshja në ngjyrë ulliri. Me këtë të fundit ajo realizoi dhe publikoi foto dhe video nëpër rrjete sociale, pikërisht përpara se t’i drejtohej klubit të natës ku ndodhi edhe përleshja.
Risjellim në vëmendje se Trejsi Sejdini njihet për sherret e ndryshme që ka pasur nëpër klubet e natës.