Aktori i humorit Rita Lati dhe moderatorja Roza Lati kanë treguar gjithnjë se kanë një lidhje shumë të afërt nënë e bijë. Të ftuara në emisionin “Xing me Ermalin”, ata kanë pohuar se flasin me njëra-tjetrën edhe për gjërat më intime. Roza zbuloi konkretisht për teleshikuesit se si ka reaguar e ëma kur mori vesh për herën e saj të parë.
“Rita Lati ka tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë, ulëriti, emocioni i dytë, u mërzit, emocioni i tretë, u mallëngjye. ‘Goca ime është bërë vajzë e rritur’ tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë”-tregoi Roza.