Aktualitet

Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 18/04/21 |
mapo.al

Mesditën e sotme është ulur avioni i parë në pistën e aeroportit të Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”.





Sikundër u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, udhëtarë janë të rinj emigrantë në Londër.


Avioni fillimisht mbërriti në Rinas. Më pas, udhëtimit drejt Kukësit iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama e ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.





Pasagjerët e parë që zbritën në aeroport ishte një grua dhe një vajzë e vogël, të cilat u shoqëruan nga kreu i qeverisë.




Destinacionet e para të fluturimeve në aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë. Kujtojmë se fluturimi i sotëm është simbolik, pasi do të duhen edhe pak javë që fluturimet të nisin normalisht.

Në një intervistë televizive, drejtori i “Zayed, Flatrat e Veriut”, Altin Progonati bëri të ditur se ka përfunduar 90% e punimeve, ndërsa nuk ka marrë ende formë përfundimtare parkimi i avionëve.

Lexo edhe :  25 prilli/ Kryemadhi: I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas