Kryesore

Ulet numri i infektimeve me koronavirus në Itali, 17 të vdekur në 24 orë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 27/09/20 |
mapo.al

Pëson ulje numri i të infektuarve të rinj në Itali. Një ditë më parë, shteti apenin numëronte 1869 raste të reja me Covid-19, ndërsa 24 orëshin e fundit regjistrohen 1766 raste.


Por kjo rënie mund të lidhet edhe me uljen e numrit të tamponëve, nga 104 mijë në 87770 në 24 orët e fundit.


Sa i përket viktimave, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 të tillë, ndërsa rritet me 100 krahasuar me një ditë më pare numri i të shëruarve.



Ndërkohë ka pësuar rritje numri i infektimeve në rajonin e Lazios dhe kryeqytetin Romë duke detyruar Guvernatorin Zingaretti të urdhërojë mbajtjen e maskës edhe në ambjente të hapura.


Nga nisja e pandemisë Italia numëron 309,870 të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka arritur në35,835 persona.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas