Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar sot 259 raste të reja me koronavirus, nga 5,505 testime të kryera.
Përgjatë 24 orëve të fundit, 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas MSH, nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 1,046,799 doza të vaksinës.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.
Në total numri i rasteve aktive është 17.000.