Vetëm një qytetar ka ndërruar sot jetë në një nga spitalet COVID të Tiranës, nga 6 që ishin një ditë më parë. Numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 189.
Në dy spitalet COVID po trajtohen 122 pacientë, 20 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
135 raste u konfirmuan sot me koronavirus në vendin tonë (127 ishin një ditë më parë).
LEXO EDHE:
135 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, një i vdekur sot