Aktualitet

Ulet sërish çmimi i naftës, konsumi sa 25% e niveleve të parakrizës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 14/04/20 |
mapo.al

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie me 6 lekë për litër gjatë ditëve të fundit, duke u reduktuar për të tretën herë gjatë këtij viti, me një total prej 18-20 lekë për litër.


Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i shumicës dhe i pakicës në vend, nafta dhe benzina tregohen me 158 lekë për litër, nga 164 që ishin më parë.


Gega Oil e tregton naftën me 155 lekë dhe Bov Oil me me 155-157 lekë.



Operatorët e tregut pohojnë se ka vijuar të reflektohet ulja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Në bursa gjatë ditës së djeshme nafta tregtohej me 32 dollarë për fuçi (treguesi referencë Brent) nga mbi 60 dollarë për fuçi, që ishte në fillim të muajit janar, si rrjedhojë e rënies së konsumit në botë nga përhapja e koronavirusit.


Në tregun vendas, operatorët pohojnë se konsumi është mjaft i dobët, ndonëse është gjallëruar lehtë pas lehtësimit të kufizimit të lëvizjeve.


Por, gjithsesi, konsumi vijon të mbetet në nivelet e 15-25% të para krizës. Transporti ndërurban është i bllokuar, lëvizjet për në aeroporte dhe kufi gjithashtu.

Operatorët e tregut pohojnë se çmimi ka arritur në nivele minimale, pasi taksat që rëndojnë mbi naftën janë shumë të larta dhe përbëjnë rreth 60% të çmimit.

Marrëveshja për kufizimin e prodhimit
Çmimet e naftës në bursat globale u gjendën nën presion të hënën, si rrjedhojë e dyshimeve se një marrëveshje e OPEC e mbështetur nga SHBA-të për të ulur prodhimin, do të ishte e mjaftueshme për të shpëtuar një treg të dobësuar nga pandemia e koronavirusit.

Opec dhe aleatët, përfshirë Rusinë, të dielën nënshkruan një marrëveshje për të shkurtuar pothuajse 10% të furnizimit global, duke marrë mbështetjen nga SHBA-të dhe shtete të tjera të G-20 për masa shtesë për të nxitur një treg ky kërkesa ka rënë me më shumë se një të tretën. Treguesi referencë global i naftës bruto, Brent, fillimisht u rrit me shpejtësi kur tregjet u rihapën pas një fundjave të gjatë, por shumë shpejt çmimet ranë sërish, duke u luhatur në nivelet e 32 dollarëve për fuçi.

Por tregtarët dyshojnë se pakti nuk do të jetë i mjaftueshëm për të rritur çmimet në një afat të shkurtër, pasi masat për të ndaluar përhapjen e virusit kanë mbyllur vatrat e ekonomive më të mëdha në botë, dhe frika ekziston se një recesion i thellë do të shkurtojë më tej kërkesën e karburantit.

Çmimet e naftës në bursa gjatë vitit të fundit, treguesit Brent (usd/fuçi)

/ Monitor


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas