Aktualitet

Ulim taksat – Basha vijon takimet: Biznesi, aleati ynë për rritjen e mirëqenies














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 23/02/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Ai thotë se Shqipëria, është kthyer këto 8 vite në një spital të madh.






Kryedemokrati thekson se ekonomia ka falimentuar, ndërsa shton se plani me 5 pika i Partisë Demokratike, parashikon garanci sovrane për bizneset e mëdha.


Basha vë në dukje keqmenaxhimin e qeverisë këto 8 vite, ndërsa thotë se krizën në vend nuk e solli pandemia.





“Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim as për qytetarët, as për sipërmarrjen. Plani synon të ndihmojë të gjithë qytetarët.



Plani ynë, 100 mijë vende pune. Vendet e punës do të krijohen nga biznesi i çliruar nga taksat.



Ulja e taksës nga 15 në 9% do të lejojë bizneset të hapin më shumë vende pune.

Plani ynë, ulim kostot e punësimit, ulim në 18% kontributet për sigurimet shoqërore. Biznesi, aleati ynë për të krijuar vende pune dhe rritur mirëqenien”-tha Basha.

1


Etiketa: , , , ,

Pas