Aktualitet

Ulja e papunësisë në SHBA, Trump: Është një ditë e mirë për George Floyd





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 05/06/20 |
mapo.al

Ekonomia amerikane ka shtuar 2,5 milionë vende pune vetëm në muajin maj. Ky raport i zyrës së punësimit ishte një moment krenarie për presidenti amerikan, Donald Trump.


Por këtë zhvillim pozitiv për ekonominë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e lidhi dhe me të ndjerin George Floyd, vdekja e të cilit nxiti një valë protestash kundër racizmit në SHBA.


“Shpresoj që George po na sheh nga lart tani dhe të thotë sa gjë e mirë po ndodh për vendin tonë. Kjo është një ditë e mirë për të. Kjo është një ditë e mirë për të gjithë.


Kjo është një ditë e mirë në termat e barazisë. Është realisht ajo që kushtetuta jonë kërkon dhe për çfarë vendi ynë ka nevojë”, shkruan Trump në rrjetet sociale.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas