Kryesore

Ulja historike e papunësisë së qeverisë, Paloka: Mbi 400 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi






               Publikuar në : 13:38 - 11/06/18 |
mapo.al

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe shtoi se papunësia ka arritur në nivelin më të ulët në vitet e tranzicionit.


Ahmetaj tha se raporti i INSTAT deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të papunë, një nivel historik.

“Është publikuar sot nga INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historikë, një 12.5 %, është një ulje për të gjithë vitet e tranzicionit…”, tha ai.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka.

“Qeveri palacosh; kane detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur, eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si ‘sukses’, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas