Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ulqin, 30 vjetori i themelimit të shoqatës “Art Klub”

by mapo.al
12/12/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Veprimtaria 30 vjeçare e “Art Klubit”, sipas studiuesve dhe analistëve, nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës dhe shkencës, që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist në Mal të Zi.Me veprimtarinë e vet aktive në të gjitha fushat e krijimtarisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klubi”, ka luajtur një rol të veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Klubi shënon 30 vjetorin e veprimtarisë së vet në zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kryetari Ismet Kallaba, thekson rolin shumë të rëndësishëm të shoqatës në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klub” gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba.

Veprimtaria e “Art Klubit”, sipas studiuesve dhe analistëve shqiptarë ishte shumë e rëndësishme pasi nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës, letërsisë, shkencës dhe arteve tjera që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist.

Studiuesi Haxhi Shabani vlerëson shoqatën “Art Klub” për krijimin e institucioneve që lanë gjurmë të veçanta në kulturën shqiptare.

“Krijimin e institucioneve, siç është Kalimera poetike ndër vite, që krijoi identitetin e vet dhe mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani.

Ndërkaq studiuesi Nail Draga, vë në dukje rehabilitimin e disa personaliteteve vendore që në kohën komuniste ishin të anatemuar.

“Botimet që janë botuar me firmën e “Art Klubit” janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, i cili deri në atë kohë ky personalitet ishte i anatemuar nga pushteti i kohës dhe ky botim që prezanton jetën dhe veprimtarinë politike, prezanton edhe gjendjen sociale dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga.

Ndërkaq analisti Qazim Muja e sheh si një guxim të veçantë themelimin e kësaj shoqate, e cila edhe sot po shënon një sukses të theksuar kulturor.

“Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezantimin dhe performimin e kulturës shqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja.

Zoti Kallaba mendon se kjo traditë e mirë e “Art Klubit” duhet të ruhet dhe të vazhdohet me projekte të reja dhe bashkëkohore.

“Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klubi” ka krijuar një traditë të mirë dhe tani është e rëndësishme të ruhet, por edhe të vazhdohet me hapa të tjerë”, tha zoti Kallaba.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klubi” në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore shpeshherë u konsiderua si një institucion shkencor dhe kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi./VOA

JU SUGJEROJME

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
Aktualitet

Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe

17/05/2022
Next Post
Horoskopi për ditën e sotme 26 gusht 2018, ja shenjat më me fat…

Femrat e kësaj shenje horoskopi nuk ankohen kurrë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj
  • Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
  • Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In