Aktualitet

Ulqinaku-Ramës: Burracak, mos u fshih pas fustanit të Senida Mesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 22/08/19 |
ro ot

Ndaj Senida Mesit ka reaguar kolegia e saj në radhët blu, Izmira Ulqinaku.  Në fillim Senida Mesi tha se Basha “nuk është burrë që keqpërdor fjalën e saj”, ndërsa Izmira i thotë Ramës që “ti je burracak që fshihesh pas fustanit të Senidës”. I gjithë debati është fokusuar tek Shkodra, pak ditë pasi u konstitua mes tensioneve Këshilli Bashkiak. PD-ja publikoi një proces-vebal të mbledhjes së socialisteve ku Mesi i kërcënonte të votonin për kryetare këshilli Brisela Kadinë. Sakaq PD, akuzoi se Shkodra është uzurpuar nga Tom Doshi dhe trafikanti Pëllumb Gjoka.


Deklarata e plotë e Izmira Ulqinakut në përgjigje të Senida Mesit:


Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka.


Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës.
E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.


Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

· Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?
· Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?
· Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?

Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Në Shkodër, Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur “non grata”, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U desh të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie.

PD me Lulzim Bashën është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Senida Mesi- Lulzim Bashës: Po të ishe burrë do i çoje të fortët…

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas