Aktualitet

Unaza e Madhe/ Kompanitë padisin ARRSH: U përjashtuam pa të drejtë nga tenderi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 30/09/21 |
mapo.al

Procedura e Autoritetit Rrugor Shqiptar për tenderin e Unazës së Madhe nuk vihet në dyshim vetëm për ndërtimin e aksit, por edhe për mbikqyrjen e punimeve.






Në katër lote konkurrentët janë skualifikuar me argumentin e mosplotësimit të kritereve.


Sipas vendimit, aplikuesit nuk janë regjistruar sipas rregullave që kërkohen në kontratë apo dhe nuk kanë bërë punime të tjera.







Madje në dokumentin e KPP ngrihen dhe dyshime për falsifikimin apo tjetërsimin e dokumenteve.




Punimet e deklaruara, siç thuhet në material, rezulton të jenë kryer nga një tjetër subjekt që është i regjistruar në Shqipëri.



Por vendimi i ARRSH konsiderohet i pabazuar prej subjekteve që kanë kërkuar të jenë në garë për mbikqyqrjen e punimeve të 7 loteve që do të kenë një kosto prej 130 milionë eurosh.

Lexo edhe :  Bollëk qeveritar, shtohen 8 mln euro të tjera për një segment në Unazën e Madhe

Megjithatë nuk ka të dhëna nëse ankesa e subjekteve është marrë parasysh nga Autoriteti Rrugor, por tashmë çështja ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Prokurimeve publike për të katër lotet që prekin një shumë prej 66 milionë lekësh

Më herët kompani të tjera kanë ngritur dyshime për fitues të paracaktuar për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke u pasuar edhe me ankime për mbikqyrjen.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas