Sunday, December 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Unaza e Madhe/ Veliaj: Mos u bëni mish për top për parti, Luli i ka rregulluar punët e veta

by mapo.al
26/11/2018
in Kryesore, Politika
0

Familjet e Unazës së Madhe kanë filluar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për t’u zhvendosur në banesat sociale në Shkozë apo për të përfituar shpronësimin ose bonusin e qirasë për tre vite. Nga Asambleja e Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës, Veliaj theksoi se sot disa prej familjeve të Unazës u strehuan në banesa sociale. “Falë zonjave dhe zonjushave të të gjitha dikastereve, protesta ndoshta më e dhunshme, më vulgare, me parti politike që shtyjnë vetëm sherr, mllef, kapsolla, sot u arrit që të bëhej një progres që nuk ishte bërë në kaq ditë. Nga 50 familje që kishin aplikuar në ARRSH sot u administruan 70 dosje. Gratë dhe zonjat e këtij qyteti zgjidhën në 3 orë 1/3 e problematikës më të madhe. E njëjta gjë për skuadrën e Bashkisë, nga 59 dosje të atyre që s’kanë asnjë letër sot, kopsitën dosjet e tyre 23 familje, thuajse gjysma.

Në 3 orë gratë e këtij qyteti i dhanë dum dhe çuan përpara për zgjidhje një nga problematikat dhe dramat më banale që mund të kemi parë në kohët e fundit”, tha Veliaj. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të mos bien pre dhe të përdoren politikisht nga opozita. Veliaj nënvizoi se banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re nuk duhet të bëjnë hesapet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. “Ju falenderoj me gjithë zemër, nënat, amvisat, gratë, zonjat e shtëpisë në të gjithë zonën e Astirit dhe Unazës së Re se arritën të kuptonin që fëmijët e tyre nuk mund të jenë mish për top për parti, krerët e të cilave i kanë rregulluar punët e tyre, një shtëpi në Tiranë, një shtëpi në Laknas, një shtëpi në Holandë.



Ata i kanë rregulluar punët e tyre. Thirrja ime për banorët është: mos bëni hesapet e Lulit, ai i ka rregulluar punët e veta, bëni hesapet tuaja, t’u dalë mirë llogaria juve; nëse u takon prona, të merrni paratë, nëse keni nevojë për asistencë, të merrni një shtëpi, nëse doni qira, u japim qira, por vetëm bëni llogarinë e fëmijëve dhe të familjeve tuaja, jo të politikanëve që i kanë rregulluar punët e tyre”, tha ai, teksa listoi edhe një sërë programesh të ndryshme sociale që Bashkia e Tiranës ua ofron të gjithë banorëve të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Për atë që ka pronë, të paguhet çfarë i takon, për atë që s’ka asnjë letër, të marrë ndihmë sociale, për atë që ndoshta nuk e do ndihmën sociale, do të marrë një bonus qiraje”, tha Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se PD dhe Basha nuk ofrojnë besim tek qytetarët, pasi sikundër edhe në shumë raste të mëparshme, ai i ka lënë ata në baltë. Ai deklaroi se PD ka një Kryetar partie që çdo gjë e ka kthyer në pazar. “Thirrja për ta është: Luli ju la në baltë! Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk ka lënë asnjë njeri në baltë, nga dita e parë që kemi nisur këtë punë dhe çdo ditë që punojmë me këtë mision! E patë Lulin me Kukësin? Ku është sot? Ju la në baltë! E patë Lulin te çadra? Ku është sot? I la në baltë, i përdori e i la në baltë! E patë Lulin te Teatri? Ku është sot për Teatrin? I la në baltë! Miqtë e mi, në dallim nga ne, ata vetë kanë një Kryetar partie që çdo gjë e ka kthyer në pazar.

Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, një pjesë e kolegëve kanë punuar në Bashkinë e Tiranës, u bë 3 vjet që punojmë aty dhe kemi parë se 80% të tenderave të Bashkisë së Tiranës merren nga “Victoria Invest”, firma e Lul Bashës. Nuk po i hyj në hak, është një nga 3 fituesit e rrugës, pyetja është: Si nuk e përmend asnjëherë? Pra, pasi e merr pazarin e vet, thotë: Duhet bërë dhe një protestë tani, të shkojmë për sy e faqe dhe do Zoti harrohet siç u harrua Kukësi, Teatri, çadrat”, deklaroi ai. Veliaj u ndal edhe në rastin e plagosjes së efektives së Policisë së Shtetit, Ina Nuka, e cila humbi gishtat pas sulmit nga militantët. Teksa i uroi efektives Nuka shërim të shpejtë, Veliaj tha se protestat organizohen nga opozita për përfitime politike. “Sot dua të çojmë të gjithë bashkë një përshëndetje për Ina Nukën, për policen e mrekullueshme që shërbeu në sulmin e parë të agresionit! Dua t’i pyes: A janë krenar sot për atë që bënë? Hodhën në erë gishtat e një vajze të re, a janë krenarë për këtë?

Ç’punë ka dikush që vjen nga Burreli të protestojë këtu, për një projekt lokal të Tiranës?”, tha kryebashkiaku Veliaj Ai theksoi se PS është forca më progresive në vend, ndryshe nga PD e cila është simbol i zaptimit dhe i paligjshmërisë. “Jam shumë i lumtur që zonjat socialiste sot i kanë dhënë fuqi partisë më progresive që ka pasur ndonjëherë. PS vazhdon të rrijë aty ku ka qenë. Nuk vuan nga tahmaja, të marrë diçka që nuk i takon. Ata edhe partinë e zaptojnë, mjafton të shikoni hapësirën përballë, duket si një koncensionar “Range Rover”-ash. Partia që flet tërë ditën për varfërinë e ka mbushur parkimin sikur shet makina të përdorura. E kuptoni se përfaqësojmë dy botë të ndryshme? Kemi një parti që do punën, progresin, barazinë, kurse përballë një parti që zapton”, tha ai.

Tags: Erion VeliajLulzim Bashapartireagime

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Video/ Limon me “trup njeriu”, çudia në Elbasan…

Video/ Limon me “trup njeriu”, çudia në Elbasan...

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In