Prej më shumë se dy orësh, zona e “Unazës së Re” dhe në “Yzberisht” janë pa energji elektrike. Mungesa e energjisë ka sjellë probleme tek familjet dhe bizneset në këtë zonë, ndonëse ata shprehen se ky problem është bërë i përhershëm. Në një komunikim për Report Tv pak minuta më parë, OSHEE njoftoi se po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike dhe është çështje minutash.