Aktualitet

“Unaza e Re”/ Klevis Balliu: Në darkë do të njiheni me hajdutët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 14/11/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës, ku është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT në zonën e Astirit.  Teksa u shpreh se banesat e banorëve të Astirit po shemben për të ngritur kulla oligarkët nën fasadën e projektit “Unaza e Re”, Balliu paralajmëroi se do të publikojë në mbrëmje prova që tregojnë se kush janë hajdutët e vërtetë të pronave në zonën e Astirit.


“E vërteta është se aty nuk ka projekt, është një projekt fantazmë. Aty ka një zgjerim, që bëhet për të shkatërruar shtëpitë dhe për të ndërtuar kulla këta oligarkët. Por, shqetësimi ynë është me qytetarët e dhunuar, për të cilët këta do të mbajnë përgjegjësi. Filmat e tyre s’na trembin. Ata tregojnë se janë në përpëlitjet e fundit. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë e fëmijë, nga policia. Është hedhur gaz lotsjellës, ku janë helmuar qytetarët. Këta i quajnë zaptues, hajdut pronash, por sot në darkë do të shihni provat, se kush janë hajdutët e vërtetë të pronave”-u shpreh Balliu.


Ish-deputeti tha më tej se banorët do ta vazhdojnë betejën dhe theksoi se të gjithë policët që kanë ushtruar para dy ditësh dhunë ndaj tyre, do të shkojnë në “kokërr të burgut”.


“Banorët do të vazhdojnë dhe do të marrin shpërblimin cent për cent. Ata që i dhunuan do shkojnë në kokërr të burgut. Nuk prisja asgjë më shumë, as më pak, dhe as më shqetëson e bezdis, pasi ne e dinim që në momentin që vendosëm të përballemi me mazhorancën, ata do të bënin gjithçka, qoftë, arrestime, dhunë, shtyrje, gaz lotsjellës. I dinim të gjitha këto, por ajo që na shqetëson sot është se qytetarët mbetën pa shtëpi. Na shqetëson dhimbja e tyre. Gjatë gjithë kohës, qeveria ka gënjyer banorët, duke iu thënë se nuk preken, por që tani do t’i rrafshojnë banesat”– u shpreh Balliu.


 


Etiketa: ,

Pas