Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një dalje për mediat është shprehur se ka raportuar protestën e banorëve të Astirit, gjatë takimit të nivelit te lartë në Parlamentin Europian, në Bruksel.
Mediu theksoi se se qeveria duhet t’i shpronësojë banorët e Unazës së Re, banesat dhe bizneset e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.
“Në këtë takim fola edhe për protestën e banorëve të Unazës, cënimin e jetës dhe pronës. Pse protesta e tyre është e drejtë? Sepse Rama ka premtuar legalizmin e banesave bizneseve në çdo zonë informale. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet meriton përbuzjen e gjithë qytetarëve.
Së treti, këto legalizme janë kryer në prona publike ndaj është e pamoralshme. Së katërti, shteti ka marrë përsipër legalizimin e mirëfillta për përfitime politike. Përfundimisht në mendimin tim qeveria duhet të shpronësojë këta banorë në vlerat e tregut”,- u shpreh ai.