Kryesore

‘Unaza e Re’, Rama reagon ndaj Metës: Lideri më serioz i opozitës, e urren qeverinë si ata






               Publikuar në : 15:25 - 03/02/19 |
mapo.al

Presidenti Meta priti një përfaqësi të banorëve të Unazës së Re që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të saj dhe më pas doli me një qëndrim publik, duke i kërkuar Qeverisë ta anulojë projektin.


“Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare. Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të anullojnë menjëherë projektin. Pas anullimit të plotë të projektit ekzistues të nisin procedurat me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë teknike për zhvillimin urban të Tiranës”, lexohet në njoftimin e Presidencës.

Pas Metës reagoi kryeministri Edi Rama. Sipas Ramës, Meta është drejtuesi më serioz i opozitës.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes,” shkruan Rama në Twitter.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas