Kryesore

“Unaza e Re”, tërhiqet qeveria/ Balluku: S’do i lëmë në rrugë familjet që nuk kanë hipotekë





               Publikuar në : 14:06 - 05/02/19 |
mapo.al

“Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim”. Kështu u shpreh sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku gjatë një konference për shtyp, nga ku deklaroi se projekti i Unazës së Madhe nuk do të anulohet, por do pësojë disa korrigjime.


Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korrigjueshëm. Kam kërkuar zhvillimin e një tryeze me Bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të 3, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend”, u shpreh ministrja Belinda Balluku në një prononcim për median.



Ministrja e quajti projektin kompleks por se Tirana nuk mund të merret peng për asnjë arsye. “Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera dhe procesi i shpronësimeve është në vijim. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim“, tha ministrja.


Po kështu i ka kërkuar ARRSH që të çdo garë publike të jetë live para kamerave si dhe dy projektet strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas