Ka një shpërthim komentesh dhe memesh online në lidhje me pagesën që do të bëhet për 2.2 kilometra të Unazës së Re.
Opozita e denoncoi fillimisht faktin se për kaq kilometra do të shpenzohen 40 milionë euro. Kaq u desh dhe rrjetet sociale janë mbushur me zemërim.
Por kryeministri Edi Rama e ka një përgjigje. Teksa ironizon dialektin verior, që ngatërron xh me gj, Rama nuk mbetet pas Erion Veliajt, që i etiketoi si ‘shpellarë’.
“Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard,” shkruan ai në rrjetet sociale.
thoni BOJAQIUT qe dhe me i madhi i shqiptareve i ketij profesioni ka qene INGJINJER “KARL GEGA”