Një dëshmi e re ka ardhur lidhur me vrasjen e ish- presidentit amerikan John Kennedy në vitin 1963.
James Files ka hedhur poshtë idenë se ka qenë Osvald personi që ka vrarë Kennedy-n, duke deklaruar se ka qenë ai vetë që ka dhënë goditjen fatale drejt ish- presidentit.
Ai thotë se goditja e parë u bë nga shefi i tij, Charles Nicoletti, i cili ishte fshehur në të njëjtin vend ku ishte edhe Lee Harvey Osvald.
Ai ka bërë rrëfimin në dokumentarin e shfaqur në “Newsmax Tv”, me titullin “Unë e vrava JFK”.
Files thotë se ishte vendosur në lulishten aty pranë i veshur si një punëtor, në mënyrë që të mos binte në sy.
“E godita vetëm një herë. E kisha shënjestruar në syrin e tij të djathtë, por ai lëvizi në momentin e fundit, kështu që e godita pak djathtas dhe koka e tij u hodh në erë. Më pas ika pa më parë njeri, madje as dy policët që ishin 10 metra larg meje”, tha Files, i cili po kërkon të marrë përsipër autorësinë mbi vrasjen e ish-presidentit Kennedy.
Një prej ish- agjentëve të FBI, Zack Shelton, beson historinë James Files.
“E kotrollova variantin e Files, dhe duhet të them që shumë gjëra përputhen. Ai mund të jetë vërtet vrasësi i Kennedy-t”, tha Shelton.
Megjithatë pesë hetimet që janë bërë nga qeveria amerikane vërtetojnë e ka qenë Osvald ai që ka qëlluar për vdekje ish-presidentin amerikan.