Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Unë jam Marie Nikollë Tuci…!

by mapo.al
26/10/2020
in Aktualitet, Dikur
0

Qëndrimi fisnik  i vajzës mirditore para hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Si u torturua në hetuesi dhe si mbërriti e shpërfytytuar në spital ku infermierja, Davida, kushërira e saj nuk e njohu

“Quhem Marie e bija e Nikollës, gjallë dhe e Dilës, gjallë. E datëlindjes 1928 banuese në katundin Ndërfushas, rrethi i Rreshenit.



E pamartueme, shtëpiake, me profesion student. E paarrestuar ose dënuar ndonjëherë….” Kështu nis dëshmia e Marie Tucit, në hetuesi në tetor të vitit 1949. Nën torturat çnjerëzore të hetuesit Reshat Metohiti, vajza nga Mirdita, nuk u dorëzua deri sa pas disa muajsh tortura dha shpirt në hetuesi.

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, marrë nga AIDSSH, është pasqyruar jeta e Marie Tucit para se të arrestohej, por atje nuk gjenden gjurmët e torturave të pashembullta të Sigurimit të Shtetit ndaj saj. Më pas dëshmia e saj vazhdon:

“…Nga rrethi familjar kam të arratisur Gjon Marka Gjonin, të birin Ndue Gjon Markun, Ndue Pjetër Gjon Markun dhe të dënuem për aktivitet kundër pushtetit popullor, Dedë Gjon marka.

Rrjedh nga një shtresë e mesme fshatare dhe aktivitetin e kryer kundra pushtetit popullor dhe shtetit deklaron si më poshtë:

Unë Maria në vjetin njëmijë e nanqind e dyzet, jam shkëputur nga familja që banonte në katundin Ndërfushas dhe kam ardhe në Shkodër me qëllim për të vazhdue shkollën në vjetin nanqind e dyzet e një. Kam kaluar tri klasat e para të fillores dhe mandej kam vazhdue me rradhë deri në fundin e fillores deri në vjetin nanqind e katërrdhet e tre. Në vjetin dyzet e katër jam futur në normale dhe në atë kohë kam mbarue të parën dhe të dytën për nji vjet, kam vazhdue kështu në të tretën normale. Për arsye shëndetësore jam largue nga shkolla në vjetin njëmijë e nanqidn e dyzet e gjashtë.  Jam largue nga shkolla dhe jam kthyer në fshat ku kam vazhdue me punë shpie. Në mbarim të dyzet e gjashtës  e deri në prill të  dyzet e shtatës kam drejtue punët e rinisë në fshat dhe në prill të dyzet e shtatës kam fillue si mësuese në fshatin Gojan, në rrethin e Pukës. Këtu kam qëndrue deri në prillin e dyzet e tetës. Në këtë kohë jam pushue nga arsimi me këtë motivacion: familja jeme nuk kishte qëndrue mirë politikisht. Prej asaj kohe e deri në gushtin e dyzet e nandës kam qëndrue në shpi si shtëpiake… “ shkruhet në dëshminë e Marie Tucit në hetuesi.

Më pas hetuesi vazhdon me pyetjet për të vijuar me një proces të stisur me akuza për vepra penale kurrë të kryera… deri në momentin kur gjykata vendos ta dënojë me 3 vjet heqje lirie për veprimtari kundër pushtetit popullor. Por nuk mbaron këtu.

Shefi i hetuesisë së Shkodrës, Hilmi Seiti, do të aplikonte torturat më çnjerëzore ndaj vajzës tërheqëse, vetëm 22-vjeçare, pasi përgjatë hetuesisë kishte ndeshur në rezistencën fisnike të saj. Në mënyrë demonstrative e nxorën nga qelia dhe në oborrin e hetuesisë e zhveshën dhe e futën në një thes, bashkë me një mace të egër. Klithje nuk nxori, pavarësisht dhimbjes nga turturat dhe çjerrjet deri në kockë nga kafsha e egër që ngulte kthetrat në trupin e saj për të gjetur shpëtim. Pas dhunës edhe nga duart e hetuesve të tjerë, Marie Tuci dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës. Kushdo që e pa atë ditë shtangu. Tuci ishte trasnformuar, por sytë ende i shkëlqenin se nuk u dorëzua kurrë, ndërsa, sa mundi, pëshpëriste se jetën ia kishte dhuruar Zotit. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj, Maria i ishte shprehur se shefi i Sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij kur i kishte thënë se “do të katandis aq sa të mos njihesh”. Vdiq më 24 tetor 1950 nga torturate e rënda fizike dhe psikologjike. Marie Tuci është gruaja e vetme mes 38 martirëve të Kishës Katolike që janë shenjtëruar nga Papa Françesku. Historia e saj është në kufijtë e së pabesueshmes, ku në moshën 22-vjeçare u masakrua nga hetuesit komunistë, që për këto krime të rënda rriteshin në detyrë, duke lënë pas mijëra viktima, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se donin lirinë./Kujto.al

Tags: komunizëmkrimMarie tuci

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Kodi Zgjedhor – Lega thirrje Ramës: Duhet të prisni opinionin e Venecias

Kodi Zgjedhor - Lega thirrje Ramës: Duhet të prisni opinionin e Venecias

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In