Aktualitet

‘Unë jam mbreti’, arrestohet i riu që hyri natën në pallatin e Versajës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 18/10/20 |
mapo.al

Si justifikim do të ishte logjik, sikur vetëm të kishte qenë i vërtetë.


Por kur 31-vjeçari i kapur brenda sallave të muzeut të Versajës natën e kaluar u përgjigj se ndodhej aty thjesht sepse “ishte mbreti”, forcat e rendit padyshim nuk i besuan aspak.


Jo vetëm sepse monarkia në Francë është zhdukur teknikisht nga viti 1848 me Borbonët, ose në 1870 në qoftë se përfshijmë eksperiencën e bonapartizmit, por sepse i riu që mbante në dorë një flamur francez nuk dukej aspak një pinjoll i atyre familjeve.



Një nga sallat e muzeut të Versajës

I riu kishte ardhur me taksi rreth orës 22.30, dhe vetë taksistit i kishte treguar objektivin e tij, “pushtimin” e ish-pallatit mbretëror që tashmë është një nga muzetë më të vizituar në botë.


Pasi kishte kaluar murin mbrojtës, mbreti imagjinar kishte thyer një dritare duke hyrë i pa shqetësuar në ambientet e pallatit.


Pak disa minutash i riu u kap pa bërë rezistencë, dhe fatmirësisht nuk regjistrohen dëme tek mobiliet dhe pikturat me vlerë të pallogaritshme që ndodhen në brendësi.

“Mbreti” arriti gjithsesi të kishte për vete pallatin për disa çaste, që do të kujtojë tashmë nga “froni” i tij në një qeli franceze.


Etiketa: , ,

Pas