Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që kërkon një mandat të dytë, Erion Veliaj e ka nisur ditën duke sharë opozitën në gjuhë të huaj. Përtej fotove “të dashurisë për njerëzit” janë fjalët ato që godasin më shumë në këtë status në Twitter postuar sot rreth orës 10:00.
“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do të përkulet nga urrejtja dhe dhuna. Ne jemi shtëpia e 140 kombësive, dhe respektojmë të gjithë që shërbejnë dhe jetojnë këtu, qofshin ambasador apo azilkërkues”, shkruan Veliaj.
Gazeta Mapo e shqipëroi këtë status për lexuesit e saj, ndërsa Erion Veliaj duket se ka target-grup lexuesit e huaj. Ai nuk ngurron të shajë opozitën në gjuhë të huaj (anglisht) pavarësisht faktit se shefi i tij Edi Rama është betuar e përbetuar se vetëm Lulzim Basha shan në gjuhë të huaj, ndërsa ai dhe socialistët nuk e bëjnë këtë gjë “kurrë”.
Ndërsa Rama dje e bëri një perkulje duke i shkruar Bashës “kur do flasim”, Erion Veliaj i fryn zjarrit duke i cilësuar protestuesit “vandalë”.
Tirana goes back to normal after wave of right-wing vandalism! 🤗
Our city is stong and progressive!🌹It won’t bow down to hate and violence! ☮️
We’re home to 140 nationalities, and respect everyone serving & living here, be they ambassadors or asylum seekers #TiranaUnited 💪🇦🇱 pic.twitter.com/MAvXZx0R0I
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) May 14, 2019